Në fokus

April 22, 2016 | 8:20

22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës / Koka: Duhet të veprojmë sot për të nesërmen e planetit!

Data 22 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive. Në këtë ditë, Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka dhënë një mesazh publik për arritjet e viteve të fundit për menaxhimin e mjedisit dhe tokës, ndërkohë që në perspektivën e saj ai thotë se “ne duhet të shqetësohemi jo vetëm për të nesërmen e planetit, ne duhet të veprojmë sot në të tashmen!”.

“Sot, në Ditën e Tokës, një ditë që celebron gjithë bota, tema globale është temë kaq e prekshme veçanërisht për ne, nga degradimi i fondit pyjor në dekada. Jam veçanërisht i lumtur që kjo ditë me tematikën e 2016-s “Pemë për Tokën”, e gjeti Shqipërinë në një kthesë historike, siç është vendosja e moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve. Fatkeqësisht dora e njeriut në Shqipëri ka lënë gjurmë të thella të shkatërrimit në çdo komponent të mjedisit, dhe nëse ndalojmë sot do të duhen dekada që natyra e toka të ripërtërihen. Dhe kjo është detyra e të gjithëve, ne duhet të shqetësohemi jo vetëm për të nesërmen e planetit, ne duhet të veprojmë sot në të tashmen! Me kënaqësi vërej se këtë vit në vendin tonë aktivitetet mjedisore të ndërmarra i janë kushtuar ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe grupmoshave të reja. Ndërgjegjësimi i brezave, unë besoj do të sjellë një të ardhme të sigurt për vendin tonë. Le të lëmë edhe ne shenjën tonë në këtë ditë, ashtu siç do të bëjnë mbi 1 miliard njerëz në botë. Planeti na thërret çdo ditë për kujdes dhe vëmendje, ndaj le të jetë çdo ditë e vitit dita e Tokës për ne”, theksoi Ministri Koka, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirës të mjedisit organizohen në një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe të njeriut, si: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkencore lidhur me problemet mjedisore etj.

Lefter-Koka

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top