Dëshmi

September 23, 2022 | 9:15

22-vjeçarja tregon si është të jetosh në trupin e një 8-vjeçareje!

Një vajzë 22-vjeçare, e jeton jetën e mbërthyer në trupin e një tetë-vjeçareje dhe sfida më e madhe për të është t’i bindë njerëzit ta trajtojnë si të rritur. Shauna Rae, nga Long Island, është vetëm 116 cm e gjatë dhe peshon rreth 23 kg për shkak të një problemi shëndetësor.

Shauna pati një tumor agresiv kur ishte vetëm gjashtë muajshe. Kirurgët ishin në gjendje të hiqnin tumorin, por kimioterapia pati efekte shumë afatgjata. Edhe pse prindërit e kishin vënë re që në kopësht se Rae kishte probleme me rritjen, në moshën 16-vjeçare mjekët zbuluan se Shauna nuk do të rritej më. Pavarësisht se i janë dhënë hormonet e rritjes, Shauna ka mbetur e vogël në shtat dhe bën një jetë shumë ndryshe nga një vajzë tipike 22-vjeçare. Ajo thotë në dokumentarin e TLC Australia, “I Am Shaun Rae”: Kuptohet se Shauna lufton me perceptimet si fëmijë të njerëzve të tjerë për të. Njerëzit e shohin çuditshëm dhe për çdo dalje në bar duhet të tregojë kartën e identitetit për të vërtetuar moshën e saj aktuale. Shauna gjithashtu lufton me mënyrën se si shihet në krahasim me motrën e saj 24-vjeçare, Tara.

Ajo thotë:

“Është e vështirë të shoh miqtë dhe familjen time më të pavarur, por unë nuk kam zili dhe nuk kam ndonjë xhelozi ndaj Tarës dhe çfarë zgjedhjesh ka bërë në jetën e saj, qoftë të shkojë në universitet apo të largohet. Por mendoj se është krejtësisht e padrejtë që prindërit e mi të na trajtojnë ndryshe pasi kemi vetëm dy vjet diferencë”.

22-vjeçarja ka provuar takimet në internet dhe po kërkon mënyra për të takuar njerëz të rinj, por theksoi se nuk ka nevojë për një të dashur për t’u bërë më e pavarur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top