Një e katërta e popullsisë mbart një gjen që i bën njerëzit të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë depresionin teksa plaken, zbuloi një studim i ri.
Studimi, i kryer në Universitetin e Floridës Qendrore, zbuloi se një variant gjeni i quajtur apolipoprotein-E4 (ApoE4), i rrit me 20 përqind shanset që njerëzit të zhvillojnë depresionin.
Autori kryesor Rosanna Scott zgjodhi të shikonte gjenin ApoE, sepse është mjaft i zakonshëm dhe lidhet me trajtimin e kolesterolit të trupit.
Studimet e mëparshme kanë treguar se çështjet vaskulare si kolesteroli i lartë, hipertensioni dhe sheqeri i lartë i gjakut gjithashtu rrisin rrezikun e depresionit, duke kufizuar mënyrën se si ushqehet me gjak truri, gjë e cila ndikon në gjendjen shpirtërore.
“Ka disa gjene që janëpërcaktuese, por vetëm sepse keni genin nuk do të thotë që ju do të zhvilloni depresionin. Ka edhe shumë gjëra të tjera, si shëndeti i enëve të gjakut që luajnë një rol të madh “, tha Scott, kandidat PhD në psikologjinë klinike.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.