Dhuna ndaj grave është një shkelje e të drejtave të njeriut, është pasojë e diskriminimit ndaj grave që përjetëson pabarazinë. Dhuna është e pranishme në familjet me probleme sociale, materiale, profesionale. Rrethi vicioz duket vepër e parë, që degjeneron në skandale. Ky degjenerim është gradual. Në fillim gruaja ofendohet, pastaj rrihet.
Sipas të dhënave botërore, janë 6 milionë femra në botë të cilat janë dhunuar. Në përgjithësi partneri aktual apo ish, është dhunuesi në të shumtën e rasteve. 62.7 % e rasteve janë përdhunime, që janë kryer nga personi me të cilin kanë zgjedhur të jetojnë. Alarmi jepet për numrin e fëmijëve, që kanë qënë dëshmitarë të dhunës mbi nënat e tyre, një dramë që ndikon në jetën e tyre në të ardhmen.
Edhe në vendin tonë gjendja e grave dhe vajzave vazhdon të mbetet kritike, ku dhuna ka marrë një përhapje të jashtëzakonshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.