Këshilla & Arsye

December 24, 2015 | 13:31

3 arsye për të mos i mbushur me dhurata fëmijët

Prindërit duan që ti mbushin fëmijët me dhurata gjatë festave. Por, ky është një gabim i përbashkët. Duke vepruar në mënyrë të tillë fëmijët nuk do të ngopen kurrë, pa marrë parasysh se sa ata marrin.

Para se të blini shumë dhurata merrni në konsideratë këto rezultate negative.

1.Rritet sjellja shkatërruese.

Fëmijët të cilët janë të babëzitur për shumë dhurata gjatë festave vuajnë pasojat sociale dhe emocionale negative dhe kur rriten. Sipas një studimi nga Universiteti i Missouri, si të rriturit, fëmijë të tillë janë më të prirur ndaj borxhit, kumarit…Një mal me dhurata është  një hov i lumturisë, por ajo nuk ka fuqi të qëndrojë përgjithmonë. Kështu që fëmija ushqen një uri të pashuar për më shumë.

2.Ul vetë-respektin.

Vetëbesimi i ka rrënjët në një ndjenjë të fortë të identitetit, jo tek materializmi. Studimet kanë treguar se nuk ka lidhje reciproke mes zotërimeve materiale dhe vetë-respektit apo lumturisë. Në fakt, fëmijët të cilët kanë më pak pasurinë materiale, kanë marrëdhënie pozitive me prindërit dhe bashkëmoshatarët, rezultat më të lartë në testet e vlerësimit për vetë-respektin. Ata gjithashtu kanë më pak probleme të sjelljes dhe demonstrojnë më shumë elasticitet ndaj pengesave, se sa fëmijët me prindërit që abuzojnë me gjërat materiale.

3.Iu vjedh fëmijëve qëndrueshmërinë e lumturisë.

Njerëzit janë më të lumtur kur dhurojnë, se sa kur marrin dhurata. Ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë një ndjenjë të shëndetshme të ndërlidhshmërisë, gjë e cila rrit bujarinë dhe lumturinë personale. Marrja e dhuratave e bën fëmijën egocentrik.

Përfundimisht, prindërit që blejnë shumë dhurata nuk e blejnë paqen, pasi kjo nuk është kurrë e mjaftueshme për fëmijët e tyre. Sa më shumë prindërit të japin, aq më pak këta fëmijë do të vlerësojnë, dhe aq më shumë ata do të kërkojnë.

Çfarë duhet të bëni?

1.Vendosni kufij për dhuratën.

Dhuratat kuptimplote kanë më shumë vlerë emocionale se sa një mal me dhurata. Dhe mbani mend, dhurata të tilla si;vepra arti apo poezi mund të krijojnë kujtime që zgjasin më shumë se bateritë.

2.Mbani oraret shtëpiake dhe kufijtë paprekur.

Shumë shpesh, prindërit lejojnë oraret gjumit, punët, dhe strukturat e tjera shtëpiake gjatë pushimeve. Pa strukturë, sjelljet e fëmijëve ‘do të përkeqësohen’. Fëmija juaj papritmas ka qasje të pakufizuar në ëmbëlsira, qëndron zgjuar gjithë natën, dhe fle gjithë ditën. Humbja e strukturës gjatë festave është shkaku numër një i sjelljeve problematike.

3.Fokusimi në dhurata për ndërtimin e respektit.

Bëni dhurata që rrisin kreativitetin, talentin, apo aftësitë, të tilla si instrumente muzikore, ngjyra, kamera, etj. Fëmijët duan të zbulojnë talente të reja. Ajo forcon vetëbesimin dhe besimin e tyre. Ata gjithashtu mësojnë se ata nuk kanë nevojë për sende të tepërta për tu ndjerë mirë.

4.Mësoju gëzimin e dhënies.

Fëmijët, prindërit e të cilëve inkurajojnë ata për të dhënë dhurata për të tjerët përjetojnë një ndjenjë të fortë të komunitetit dhe ndërlidhshmërisë. Ata iu mësojnë fëmijëve ndjenjën e altruizmit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top