Këshilla & Arsye

February 20, 2018 | 15:29

3 arsye pse foshnjat ndiejnë stres

Ashtu si të rriturit, edhe fëmijët sado të vegjël, përjetojnë stres. Ata mund të jenë nervozë e të shqetësuar për arsye që lidhen me gjendjen e tyre fizike, por edhe me faktorë të jashtëm. Kur fëmijët nuk ndihen mirë ata e shfaqin këtë duke qarë, duke lëvizur shumë ose skuqen. Shkaqet më të shpeshta të stresit te fëmija janë këto:

Gjumi dhe uria

Kur lindin fëmijët kanë shumë nevojë për gjumë, madje mund të flenë deri në 20 orë në ditë. Nëse nuk arrijnë ta plotësojnë këtë, reagojnë duke qarë dhe mbase për ju do të jetë e vështirë të kuptoni arsyen. Nëse fëmija ka disa orë pa ngrënë dhe fillon të qajë, arsyeja është pikërisht uria.

Dhimbjet dhe parehatia

Shumë herë foshnjat qajnë sepse ndiejnë dhimbje, si për shembull në rastin e dhimbjeve të barkut. Në këtë rast të vegjlit duken shumë të shqetësuar, qajnë pa pushim dhe mund të skuqen në fytyrë shumë shpejt. Një shqetësim tjetër mund të jetë se fëmija nuk ndihet rehat dhe ka nevojë të ndryshojë pozicionin e qëndrimit.

Mjedisi

Mjedisi ka ndikim të jashtëzakonshëm në sjelljen e fëmijës. Ajo që e rrethon është esenciale për fëmijën e porsalindur. Nëse ndien shumë ftohtë ose shumë nxehtë, fëmija stresohet dhe qan. Po kështu, nëse ai është në një dhomë shumë të errët ose nëse ka dritë në fytyrë dhe nuk mund të flejë, ai do të shqetësohet. Edhe zhurma mund të shkaktojë shqetësim tek i porsalinduri.

Burimi / https://www.pernenat.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top