Këshilla & Arsye

April 5, 2018 | 9:03

3 arsye pse nuk ju marrin në punë edhe pse jeni të kualifikuar

Është një nga pjesët më frustruese të procesit të kërkimit të punës. Po aplikon për pozicionet e përshtatshme për ty dhe ke kualifikimet e duhura. Dhe e di që kjo është e vërtetë sepse po të thërrasin në intervista njëra pas tjetrës. Por ende nuk po merr oferta pune! Vazhdon ta dëgjosh këtë dhe pse je finalist, ata marrin dikë tjetër “që u përshtatet më mirë” ose nuk dëgjon më fare nga ata.

Lajmi i mirë është: fakti që po zvarritesh në fazën e intervistës do të thotë që thjesht duhet të ndryshosh mënyrën se si e trajton atë pjesë të procesit. Ja se si të diagnostikosh atë që po të mban pas dhe ta rregullosh.

Je i kualifikuar, por i mërzitshëm

Ndërsa kthehesh pas e mendon për intervistën që ke dhënë, ndihesh mirë për të, ke pasur përgjigjet për çdo pyetje të bërë dhe nuk ke bërë gabime. Asgjë nuk të ka dalë jashtë kontrollit.

Por për fat të keq, kjo nuk është e mjaftueshme për të të dhënë dhe një ofertë pune. Menaxherët e burimeve njerëzore shpesh bëjnë shumë intervista në ditë. Edhe nëse ke kualifikime të forta, do ta kesh të vështirë të gjesh rrugën për te lista e ofertave. Menaxherit do t’i duhet të kthehet pas në listën e shënimeve vetëm për të kujtuar se kush je.

Rregulloje

Studimet e realizuara kanë dalë në konkluzionin se aplikanti ideal është ai që është i aftë që të bëjë punën e të duket si dikush me të cilin mund të kalosh kohë me të.

Mendoje kështu: Nëse një aplikant është i këndshëm por i mungojnë disa aftësi të caktuara teknike, ai ka nevojë të aftësohet për to (p.sh duke bërë një kurs). Ju jeni në anën tjetër të gjërave, keni përvojë por duhet të jeni më të mirë në marrëdhënie me intervistuesin. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të praktikohesh. Kështu, mos përsërit vetëm në mendjen tënde atë që do të thuash por kërkoji një miku të mirë që ta takosh për kafe (paguaj ti) dhe praktikohu me përgjigjet e tua. E kërkoji mikut tënd që të tregojë me sinqeritet momentet kur ju dukeni i lodhur, i mërzitshëm apo i ngurtë.

Je i kualifikuar por të mungojnë aftësitë intervistuese

Njihni dikë që është super i zgjuar por për shumë arsye, nuk i përjeton mirë testet? Që bëhen nervozë e ndjehen sikur janë në cep në ringut, gufosen?  Ja pra, të njëjtat gjëra mund të ndodhin gjatë intervistave.

Mund të ndodhë që ju keni kualifikimet e duhur për të arritur deri te dera por sapo ulesh para menaxherit të punësimeve, të lidhet gjuha e bllokohesh.

Rregulloje

Mund të duket i padrejtë fakti se duhet të luash sipas rregullave, edhe në rastet kur ke eksperiencën për të nisur punë menjëherë. Por e vërteta flet ndryshe: Duhet! Ndaj, hapi i parë është që të pranosh këtë fakt. Duhet të mësosh më shumë për intervistimin. Pastaj ndiq këto hapa.

Hapi i parë: Lexo botime për teknikat e intervistimit që të japin informacionin e nevojshëm për të gjitha aspektet e përgatitjes.

Hapi i dytë: Pyet veten nëse ka ndonjë moment të veçantë në secilën intervistë, në të cilën nuk ndjeheni mirë. Ndjen parehati kur flitet për pagën? Ndoshta nuk je i sigurt kur të pyesin se cila është pika juaj e dobët? Këto biseda janë sfiduese, ndaj është normale të pranosh faktin se ke vështirësi në disa aspekte.

Hapi i tretë: Pasi ke identifikuar pikat ku mund të përmirësosh, rregulloji. Nëse ke nevojë për dikë që mund të të ndihmojë për t’i kapërcyer, thirr një mik ose një trajner intervistash.

Je i kualifikuar, por i dëshpëruar

Kur të pyesin se pse e do këtë punë, tregon të vërtetën, të gjithën. Ndoshta mund të jesh duke menduar se kjo është kompania e ëndrrave. Mbase bëhesh i sinqertë e thua se do pranoje çdo lloj pune vetëm për të lënë atë që ke dhe se je fiks për atë pozicion pune.

Ndershmërisht, a është kjo politika më e mirë që mund të ndiqet? JO.

Nëse e bën të duket si diçka të madhe punësimin tuaj, intervistuesi ka shumë gjasë që të kalojë te dikush tjetër që i përshtatet më shumë e nga i cili mund të ketë më shumë përfitime.

Rregulloje

Si me gjithçka tjetër, është e mundur të jesh i ndershëm. Ju mund t’i thoni mikut tuaj se receta që ka bërë nuk është e preferuara juaj, pa thënë se ajo që ka gatuar është gjëja më e shpifur që ke ngrënë ndonjëherë. Ngjashmërisht,  ju mund ta tregoni pasionin tuaj për kompaninë duke dhënë përgjigje të menduara për arsyet që të kanë bërë të aplikosh për atë pozicion pune.

Kujto faktin se nëse përfshin ndjenjat e emocionet në momentin që jep përgjigjet se pse e do atë vend pune, nuk do nxjerrësh në pah në mënyrën e duhur përfitimet që kompania do të ketë nga ty nëse të punëson.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top