Bimët që na rrethojnë kanë një rëndësi biologjike jetike: ato pastrojnë ajrin që thithim, na japin ushqim dhe gjenerojnë një ekosistem që është thelbësor për ekzistencën tonë. Energjia bimore është përgjithësisht pozitive, por ka disa që janë të veçanta dhe veçanërisht të përshtatshme për ambiente të brendshme, siç janë shtëpitë tona.
Sipas feng shui, ka bimë që janë në gjendje të tërheqin energji dhe pasuri pozitive. Më poshtë rendisim 3 bimët që çlirojnë energji pozitive.
Jade. Është një bimë e lezetshme që, sipas një besimi të lashtë kinez, nëse vendoset në anën e djathtë të derës së hyrjes është e aftë të tërheqë pasuri.
Mente. Kjo bimë aromatike ofron shumë përfitime shëndetësore, por mund të përdoret gjithashtu për të mbrojtur shtëpinë nga energjia negative dhe për të tërhequr prosperitetin ekonomik.
Lucky Bamboo. Emri i tij përkthehet si “bambuja e fatit”, dhe i referohet aftësisë së tij për të tërhequr shëndet, pasuri, lumturi dhe jetëgjatësi.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.