Këshilla & Arsye

May 9, 2017 | 11:20

3 dhimbjet e kokës që kërkojnë kujdes mjekësor të menjëhershëm

Dhimbja e kokës (cefalea) është një nga shqetësimet më të zakonshme që provon njeriu në jetën e tij, pavarësisht nga mosha apo seksi.

1

Ajo zakonisht nuk është e rrezikshme. Megjithatë, disa dhimbje koke mund të sinjalizojnë për një problem me serioz, që kërkojnë vëmendje urgjente, si goditja në tru, aneurizmi dhe meningjiti, shkruan Shendeti. Këto sëmundje janë të rralla, megjithatë duhet të kërkoni kujdes mjekësor nëse dhimbja e kokës nuk është e njëjtë me herët e tjera. Ja cilat janë 3 shenjat që duhet t’u kushtoni vëmendje.

Dhimbje të qafës dhe temperaturë

Ngrirja e qafës, temperatura e lartë dhe ethet mund të jenë shenjë e meningjitit, një inflamacion i membranës që rrethon sistemin qendror nervor. Duhet të kërkoni kujdes mjekësor pasi gjendja mund të bëhet më kritike.

Të përziera

Të përzierat ose të vjellat e shpeshta dhe vështirësitë në të folur ose në të ecur, mund të jenë shenjë e goditjes hemorragjike në tru. D

Dhimbja më e keqe e kokës

Dhimbja më e keqe e kokës mund të shkaktohet nga aneurizmi në tru, një mbyllje e një aneurizmi të gjerë në tru,ose arterie gjaku të zgjeruar, me rrezik të lartë për hemorragji.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top