Dëshironi të punësoheni? Shanset janë të pakta për këtë dhe jo sepse ju nuk i keni shprehur gjërat ashtu siç duhet në CV-në tuaj apo sepse keni dështuar të bëni diçka që do t’ju ndajë nga turma, por për shkak të disa gabimeve jashtëzakonisht të thjeshta dhe të pabesueshme që shumica e aplikantëve bëjnë.
Sipas një postimi të Laszlo Bock, themelues i Humu, një startup që premton të përdorë të mësuarit e makinerive në mënyrë që punonjësit të jenë më të lumtur dhe më produktivë.
Përpara se të fillonte “Humu”, Laszlo Bock ishte nënkryetar për operacionet e marrjes në punë të njerëzve.
Edhe pse ky postim i Laszlo është shkruar në vitin 2004, vit i cili përkon me punën e tij në Google popullariteti i tij është rritur më shumë kohët e fundit, ndoshta sepse vazhdon të mbetet po aq i vërtetë sa ishte në atë kohë.
Më poshtë do të gjeni 3 arsyet kryesore pse të është refuzuar CV-ja jote edhe nëse ke menduar se gjithçka është në rregull.
Mënyra e shkrimit
Kush do të ishte aq budalla sat ë dërgonte një CV me gabime? E çuditshme por rezulton se shumë njerëz e bëjnë dhe jo se nuk e vrasin mendjen por sepse mendojnë se ajo çfarë kanë shkruar dhe mënyra se si e kanë shkruar është shumë e saktë. Nga të dhënat e “Bock” ka rezultuar se 58% e CV-ve kanë gabime në shkrim.
Ndarja e informacioneve konfidenciale
Si një punëmarrës, shpesh ndodh të keni apo të dini edhe informacione konfidenciale rreth kompanisë që jeni të punësuar dhe shpesh ndodh që shumë punëkërkues e shprehin këtë informacion në CV-në e tyre për t’i bërë përshtypje punëdhënësit të ardhshëm. Kjo gjë do të çonte automatikisht në refuzimin e CV-së suaj pasi asnjë punëdhënës nuk do të dëshironte që ju të bënit të njëjtën gjë nesër pasnesër me kompaninë e tyre.
Të dhënat e pavërteta
Të gënjesh në CV, është një gjë mjaft e zakonshme, Rreth 26 për qind e njerëzve nën 40 vjeç e pranojnë ta bëjnë këtë dhe njëkohësisht 85 për qind e menaxherëve të punësimit tregojnë se i kanë zbuluar gjithnjë gënjeshtrat. Nëse gënjeni në një intervistë pune, sidomos kur bëhet fjalë për kompani si Google kjo do të çonte automatikisht në pezullimin e CV-së suaj.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.