Këshilla & Arsye

December 6, 2019 | 8:11

3 gjëra që nuk duhet t’ju themi kurrë fëmijëve

Ne duhet të jemi të kujdeshëm kur zgjedhim fjalët teksa bisedojmë me fëmijët dhe adoleshentët. Edhe pse mund të jemi të mërzitur dhe të lodhur nga puna bashkëveprimi me fëmijët duhet të jetë i kujdeshmëm , pasi fjalët tona kanë një ndikim të rëndësishëm tek fëmijët tanë, sidos kur ata i përsërisim rregullisht.

Këtu janë 3 fjali që ne kurrë nuk duhet të themi për fëmijët:

  1. “Po më çmend!”
  2. “Çfarë është e gabuar me ju/Çfarë nuk shkon me ty?”
  3. “Ju më mirë ____ , ose…!”

Këto fraza dëmtojnë besimin dhe respektin e ndërsjellët. Ata e përqëndrojnë vëmendjen tek fëmija si i tërë dhe jo tek sjelljet e tij ose të saj. Në çdo komunikim frazat duhet të përqëndrohen te problemi i vërtetë.

Ne mund të mësojmë fëmijët. Çdo sjellje është një zgjedhje, dhe theksoj se ata mund të mësojnë për të bërë zgjedhje më të mira. Bërja e një zgjedhje të keqe nuk do të thotë se ata janë persona të këqinj. Ata kanë nevojë për më shumë praktikë dhe stërvitje për të bërë më të mirën herën tjetër.

Pra, çfarë mund të themi kur jemi të nxehur? Këtu janë tre frazat që duhet të provoni:

“Nuk më pëlqen ajo sjellje.”

“Mua nuk më pëlqen , kur ju ____.”

“Kur ti ____, _____unë  ndihem.”

Pas kësaj, të jeni i sigurt se ju po u tregoni atyre se sjellja nuk është në rregull dhe jeni të hapur për të diskutuar se çfarë ata mund të bëjnë ndryshe herën tjetër.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top