Këshilla & Arsye

November 26, 2016 | 19:34

3 hapa për të qenë të lumtur

Sekreti i vetëm i lumturisë nuk është të bësh atë që dëshiron, por të dëshirosh atë që bën. Më poshtë po ju japim disa këshilla të vyera për të jetuar më në lumturi ditët e ngarkuara me punë e stres.

1. Hapja zemrën të tjerëve

Nuk duhet të jesh asnjëherë shumë e zënë për të buzëqeshur. Mos prit që të buzëqeshin të tjerët të parët. Tregoju atyre se si buzëqeshet. Mos ji gjithë kohën me ‘antenat’ ngritur. Kur i drejtohesh dikujt për të folur, bëje me zemër. Mos ki frikë se mund t’u tregosh të tjerëve dobësitë e tua. Afrohu me delikatesë, besim dhe e çlirët. Njerëzit që të rrethojnë janë pasuria më e madhe që ke.

 

2. Vlerëso gjithçka që ke

Për të qenë e lumtur, duhet të mësosh të vlerësosh gjithçka të bukur në jetën tënde. Nuk ka rëndësi se sa e parëndësishme mund të të duket. Ka shumë gjëra të jashtëzakonshme në ekzistencën tënde, por shpesh nuk je e vetëdijshme. Jeta është një mrekulli. Mëso të jesh mirënjohëse për gjithçka që të ka dhuruar jeta: miqtë, familjen, shëndetin. Falëndero jetën për gjithçka që të dhuron çdo ditë.

3. Shijo çastin

Shijoje jetën në çdo çast. Çfarëdolloj gjëje që je duke bërë, pavarësisht rrethanave të saktuara, ji e pranishme, jeto çdo çast dhe vlerësoje. Lexo, shkruaj, fol me një mik apo koleg, ushqehu, shëtit, përqafo atë që do: këto momente zënë pjesën më të madhe të ditëve të tua dhe e gjitha kjo mund të duket e mrekullueshme nëse di të jetosh. Vlerësoje dhe shikoje jetën me sy mirënjohës. Aty ku ka vetëdije ka dhe lumturi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top