Këshilla & Arsye

January 11, 2018 | 10:35

3 ide për të zhvilluar mirënjohjen

Mirënjohja… ndonjëherë e shprehim haptazi, ndonjëherë thjesht si forcë zakoni, e ndonjëherë nuk e shprehim aspak. E megjithatë mirënjohja është një ndjenjë e mbushur me kuptim! Të shprehësh mirënjohjen, në fakt, na shërben për mirëqenien tonë së pari, e më pas për njerëzit që na rrethojnë. Në një shoqëri, si kjo e jona, që ka tendencën të llogarisë çdo gjë, duke i dhënë një çmim çfarëdolloj veprimi, mirënjohja e humb rëndësinë. Por si të ushtrohemi për të zhvilluar mirënjohjen?…

1-53

Mbani ditar për mirënjohjen

Para se të shkoni në shtrat, çdo ditë, mësojeni veten të shkruani të paktën tri arsye për të cilat jeni ndier mirënjohës gjatë ditës. Fillimisht, do t’ju duket e vështirë, por më pas do të shihni se me kalimin e ditëve do ta keni të vështirë të ndaloni së shkruari, pasi do të gjeni shumë arsye për t’u ndier mirënjohës.

Vini shqisat në punë

Në një studim, 80% e njerëzve që shfaqin mirënjohje, gëzojnë gjithashtu edhe shëndet të mirë. Dhe të themi të vërtetën, kjo është një arsye shumë e mirë për të qenë të lumtur. Përqendrohuni në të gjitha shqisat dhe në gjithë kënaqësinë që të japin ato. Kur të ndiheni keq, mendoni për gjërat që zotëroni e që ju rrethojnë dhe jini e kënaqur për gjithçka keni.

Gjeni arsye për të qenë mirënjohës

Me shumë gjasa, kjo është teknika më argëtuese se të gjitha, sepse do të duhet të lini të lirë imagjinatën, sidomos në ato momente kur ndjen nevojë për t’u ankuar. Për shembull, nëse telefoni juaj sapo është thyer, mendoni që është çasti ideal për të praktikuar një lloj ‘diete’ mediatike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top