Gjithkush e di se këshillat e të moshuarve janë të çmuara, sepse është fryt i viteve dhe përvojës së drejtpërdrejtë. Nëse kjo vlen në përgjithësi, bëhet edhe më shumë kur thuhen nga një person që e ka jetuar jetën në maksimum, duke arritur moshën 98 vjeç të mbushur ende me energji dhe me një dëshirë të pakufishme për të jetuar.
Po flasim për Tao Porchon-Lynch, mësuesja më e vjetër e yoga-s në botë. Ne po flasim për një grua të lindur në vitin 1918, e cila praktikoi Yoga dhe meditim çdo ditë për gati njëqind vjet.
Ajo që është më e habitshme për të, megjithatë, nuk është domosdoshmërisht forma e jashtëzakonshme fizike, por një buzëqeshje që kurrë nuk zhduket nga fytyra e saj. Tao filloi të praktikonte yoga kur ishte 8 vjeç dhe ishte me familjen e saj në Indi dhe që nga ajo kohë nuk ka ndalur. Edhe sot ajo mëson këtë praktikë shumë të lashtë në Nju Jork, duke dhënë mësime gjashtë deri tetë herë në javë.
Tao është një grua plot energji dhe dëshirë për të bërë, e cila gjatë jetës së saj të gjatë ka parë gjithçka. Disa e quajtën “Forrest Gump të jetës së vërtetë” për listën e pafundme të njerëzve të famshëm me të cilët ajo duhej të merrej: nga Ernest Hemingway tek Coco Chanel, Clark Gable, Martin Luther King dhe Mahatma Gandhi.
Ajo ishte aktore, mësuese e shkrimtare e yoga-s; libri i saj i fundit “Dancing Light: The Spiritual Side of Being Through the Eyes of a Modern Yoga Master” u botua në vitin 2016 dhe ka fituar çmime të shumta në mbarë botën.
Siç do ta kuptoni, Tao Porchon-Lynch është një person i jashtëzakonshëm, këshillat e së cilës duhet të dëgjohen me vëmendje të madhe. Kohët e fundit, në një aktivitet për prezantimin librit të saj në Nju Jork, ajo u pyet se cilat janë sekretet për një jetë kaq të lumtur dhe plot jetë. Tao u mendua për disa sekonda dhe pastaj u përgjigj duke dhënë tri këshilla të vlefshme:
Mos u ndalni për gjërat e këqija që mund të ndodhin
Gjëja e parë është që nuk duhet të lejojmë që mendja jonë të hyjë në një tunel të pafundëm negativiteti. “Mendja juaj fiksohet në këto çaste dhe ju mashtron se gjithçka mund të shkojë keq”, shpjegoi ajo. “Nuk e lejoj mendjen time ta bëjë këtë. Kam përjetuar Luftën e Dytë Botërore në kontakt me pilotët e aeronautikës dhe duke i respektuar ata kam kuptuar se çfarë do të thotë të jetosh pa frikë. Pra, duhet t’i qasemi jetës: pa frikë”.
Ndaloni gjykimin
“Mos gjykoni asnjeri,” thotë ajo me bindje. “Më kujtohet që xhaxhai im u tall me një fermer që nuk kishte privilegjin të studionte. Ajo mund të ishte analfabete, por ajo dinte shumë më tepër për tokën ku jetojmë dhe na ushqen sesa xhaxhai im. Gjithmonë duhet të kujtojmë se çdo person mund të na mësojë diçka të rëndësishme”.
Niseni çdo ditë me gëzim
“Çdo mëngjes ngrihem dhe them vetes se do të jetë dita më e mirë e jetës sime … Në fund gjithmonë është kështu!” “Kur të zgjoheni, buzëqeshni. Pra, jeta juaj do të jetë praktika më e mirë e meditimit”.
Burimi / http://aprilamente.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.