Këshilla & Arsye

July 16, 2016 | 9:45

3 këshilla për të joshur me gjuhën e trupit

Gjuha e trupit është mënyra më e vjetër që njerëzit kanë përdorur për të komunikuar. Në mënyrë krejt të pavullnetshme, ne u dërgojmë mesazhe personave që na interesojnë duke përdorur gjestikulacione pak a shumë të paperceptueshme vizualisht. Le të shohim në detaje se çfarë veprimesh përdorin kryesisht femrat për të joshur dhe çfarë qëndron prapa gjesteve në dukje të parëndësishme. Duket se në këtë rast vlen thënia: “Një gjest vlen sa njëmijë fjalë”.

Bëni kujdes me zërin

Zëri është i rëndësishëm në joshje. Shpesh e nënvlerësojmë zërin në marrëdhënie me seksin e kundërt, ndërkohë që pikërisht zëri thërret fantazitë seksuale, kryesisht tek femrat. Si meshkujt edhe femrat të bëjnë kujdes me tonalitetin e zërit. Sa më qetë dhe më i ulët zëri, aq më interesantë dhe tërheqës bëhemi në sytë e tjetrit.

Sytë, pasqyra e shpirtit

Të mbash kontakt sy më sy për një kohë të gjatë pa e ndalur shikimin, sigurisht që është qëllim në vetvete për të bërë përshtypje dhe si të thuash “Jam duke të të parë”. Një kuriozitet që duhet ta dini: Kushtojuni vëmendje lotëve! Gjatë fazës së eksitimit me shikimin e fiksuar tek subjekti dhe kur dikush na pëlqen, sytë kanë tendencën të lëngështohen!

Flokët dhe qafa

Prekja e flokëve sigurisht që mund të interpretohet si një gjest i kotë pa ndonjë vlerë të dobishme e parë së jashtmi, por në fakt pushpuritja e tyre me dorë ka një funksion joshës për të treguar qafën si një mjet tregues të drejtpërdrejtë seksual. Kështu që qafa dhe shfaqja e saj duke hedhur flokët mënjanë tregon një gatishmëri për t’u “dorëzuar” përballë personit që synojmë të joshim drejt një loje seksuale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top