Këshilla & Arsye

January 5, 2017 | 7:52

3 këshilla për të larguar inatin

Kur inatosemi humbasim aftësinë e kontrollit dhe arsyes. Në momentet kur na kaplon inati, tek organizmi ynë ndodhin ndryshime të mëdha. Në fakt, prania e ndjenjave kaq të forta në të gjithë qenien tonë, përfshihet nga një gjendje maksimale stimulimi. Por, si t’ia dalim mbanë për të mos rënë pre e inatit? Kemi përzgjedhur tri këshilla…

2

1. Kujtoni ndjenja pozitive

Në situata stresuese, sillni ndër mend ngjarje pozitive apo një person të dashur që ju dhuron qetësi dhe ju bën të ndiheni në harmoni. Nuk ka rëndësi se çfarë ngjarje kujtoni, mjafton të jetë e mbushur me ndjenja pozitive dhe lëreni veten të përfshiheni nga këto ndjenja. Ky veprim ju ndihmon të gjeni ekuilibrin dhe të jeni më gjakftohtë.

2. Largojuni debatit

Çelësi i suksesit është që, në situata debati apo mosmiratimi me dikë, të hapni rrugë. Mos thoni fjalën e fundit të parën dhe shmangni impulsivitetin, sidomos kur jeni të nervozuar. Më pas, kur të jeni më të ftohtë në gjykim, mund të keni mundësi të rifitoni debatin, por kësaj here me qetësi.

3. Kontrolloni frymëmarrjen

Kur ju kaplon zemërimi dhe inati, nuk jeni të aftë të gjykoni me kthjelltësi. Uleni nivelin e stresit duke kontrolluar frymëmarrjen. Merrni frymë për së paku 3 sekonda, pastaj nxirreni duke përfytyruar që po largoni edhe tensionet jashtë
vetes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top