Këshilla & Arsye

December 21, 2019 | 8:18

3 këshilla për të mos u shqetësuar

Është një aktivitet ku disa prej nesh janë ekspertë të mëdhenj. I jetojnë ditët me ankth dhe mundim, me rrudhat që u shtohen në fytyrë, ndërkohë që energjia dhe gëzimi ynë pakësohen…

  1. Harroni të kaluarën

Kur zhytemi në të shkuarën dalin në pah brenga, pendesa, ankesa dhe shpërdorojmë shumë energji, të cilat mund t’i përdorim për të ndërtuar të ardhmen që dëshirojmë. Edhe në këtë rast, frymëmarrja e vetëdijshme është e efektshme për të rikthyer mendjen tek e tashmja, për të larguar kushtëzime të vjetra dhe mendime toksike që nuk na shërbejnë më.

  1. Largoni frikën nga gjykimi

Kur shqetësoheni, shumë shpesh merakoseni për atë që të tjerët mund të mendojnë për ju. Por njeriu më i rëndësishëm i jetës suaj jeni vetëm ju! Njerëzit që duan të gjykojnë do të gjejnë gjithmonë një arsye të vlefshme për ta bërë, pavarësisht veprimeve tuaja. Si do të ndryshonin gjërat, nëse do ta dini se është gjithmonë një njeri pranë jush, që kujdeset për ju dhe që ju inkurajon pavarësisht gjithçkaje? Ai njeri mund të jeni vetëm ju!

  1. Jepini zë shqetësimeve tuaja

Kur mbani çdo gjë brenda vetes, barra emotive rëndon gjithnjë e më shumë. Jepini zë shqetësimeve tuaja. Miqtë janë gjithnjë burimi më i çmuar i mirëqenies; dëgjoni një këndvështrim të jashtëm, mund t’ju ndihmojë të racionalizoni situatën dhe ta shihni atë më qartësisht. Mund t’i shkruani ndjenjat tuaja: shkrimi është një mënyrë po aq e efektshme që “të nxirrni jashtë” atë që ju rëndon brenda vetes. Universi i dëgjon gjithmonë kërkesat tuaja. Mos harroni, nuk jeni asnjëherë vetëm!

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top