I kishit pritur për aq shumë kohë dhe tani ato mbaruan? Ka ardhur koha për t’u kthyer në zyrë dhe që tani e keni shumë problem për t’u ngritur nga shtrati dhe të ktheheni në punë? Po flasim për pushimet, të cilat, edhe pse ju duket se ishin pak ditë, shërbyen për t’u çlodhur. Ndoshta ju nuk e dini, por ka disa teknika që duhet t’i ndiqni për ta bërë sa më pak problematike rikthimin në punë pas një periudhe pushimesh. I shohim së bashku, që të përgatiteni sa më mirë për të rifilluar punën.
1.Kontrolloni postën elektronike
Para se të shkoni në punë kontrolloni e-mailin për postën që nuk keni lexuar gjatë ditëve që keni qenë me pushime. Kjo do t’ju shërbejë të hyni gradualisht në klimën e punës pa bërë “kërcime” traumatike.
2.Hartoni një listë të gjërave që duhet të bëni
Hyn në zyrë. Keni akoma shumë gjumë dhe klima e pushimeve ju rrethon në çdo gjë që bën. Për ta ndihmuar veten dhe për të vënë në punë motorët, bëni një listë të gjërave që duhet të përfundoni brenda ditës.
3.Merruni me aktivitetet që dëshironi
Për të mos humbur frymën pozitive që jeni munduar ta ruani, duke ndjekur sugjerimet tona të mësipërme, filloni punën nga aktivitetet që keni më zemër të merreni. Niseni nga ajo që ju provokon më pak stres dhe, më pas, pak nga pak, merruni me gjërat më të rëndësishme që keni lënë pezull. Çdo ditë nga pak, pa e marrë me shumë vrull, do t’ju shër
Këto janë disa nga gjërat që mund të bëni për t’u përgatitur më lehtësisht për rikthimin në punë pas një periudhe pushimesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.