Këshilla & Arsye

July 9, 2016 | 6:30

3 këshilla për të zhvilluar personalitet joshës

Joshja është një art që nuk ka lidhje me bukurinë fizike. Gjithçka, në pjesën më të madhe të rasteve, ka lidhje me sjelljen e gjithësecilit, por gjithashtu në punë hyjnë edhe disa ‘truke’ që mund të mësohen dhe të përdoren atëherë kur duhet. Më poshtë do të lexoni disa këshilla se si të zhvillojmë personalitetin joshës. Ndërkohë, së pari joshës duhet të jemi me të gjithë njerëzit që na rrethojnë e më pas me veten, përballë pasqyrës…

Kini vetëbesim

Nuk është e nevojshme të keni domosdoshmërisht karakter të fortë për të pasur besim në vetvete. Ajo që ju nevojitet është të keni vetëbesim për atë çka jeni. Mënyra se si silleni dhe se si flisni me të tjerët tregon disa tipare të personalitetit, të cilat godasin pozitivisht ose jo te një mashkull.

Kini ambicie

Ambicia për të ardhmen nuk lidhet vetëm me faktin e të qenit drejtues në sferën profesionale dhe atë personale. Meshkujt tërhiqen nga femrat që kanë ambicie dhe që kultivojnë ëndrra për të ardhmen.

Zhvilloni sensin e humorit

Shumë teori mbështesin idenë se sensi i humorit është një tipar tërheqës mashkullor, por sot gjithnjë e më shumë meshkujve u bëjnë përshtypje pozitive dozat e humorit të përcjella nga femrat. Qëndrimi indiferent dhe pa komunikim të ndërsjelltë duket se është jashtë mode në joshjen reciproke të kohëve moderne.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top