Të jesh prind dhe njëkohësisht të punosh nuk është aspak një detyrë e thjeshtë. Shpesh ne ndjehemi fajtorë, mendojmë se i lëmë pas dore fëmijët tanë, ndonëse e dimë se një fëmija ka nevojë të ndjehet i rëndësishëm. Shumë prindër ndihen fajtorë, sepse ata punojnë dhe janë shpesh larg nga fëmijët e tyre, si mund ta zgjidhim këtë?
1.Ofroji fëmijës surpriza të këndshme
Nëse keni një ditë të plotë pushim dilni me të në park, pastaj shkoni në kinema. Fëmija juaj do të jetë në qendër të vëmendjes, dhe kjo do ti bëjë ato të ndjehen të rëndësishëm.
2.Kushtojini vëmendjen e parë atij / asaj
Para se të filloni të bëni diçka kur shkoni në shtëpi merrni një moment dhe përqafoni fëmijën tuaj. Më pas i lejoni atij të kalojë kohë me ju duke i thënë:”Më ndihmo të përgatis ushqimin? ose “Unë kam nevojë për ndihmën tuaj për ti vendosur në tryezë”. Ata janë detaje të vogla, por të rëndësishme, që e bëjnë fëmijën të rëndësishëm në jetën tuaj.
3.Shpjegoni se çfarë bëni kur ju jeni në vendin e punës (tregime të shkurtra në lidhje me ditën)
Unë supozoj se fëmija juaj nuk e di se ku shkoni dhe çfarë bëni kur ju nuk jeni me të. Shpjegoni se çfarë ju bëni dhe si është puna juaj, kështu i jepni atij mundësinë për të hyrë në atë kohë të ditës, ku ai mungon.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.