Të kesh një marrëdhënie të lumtur nuk është thjesht dhe vetëm një dëshirë e pak njerëzve… Ne e dimë se sa shqetësime apo ditë të këqija mund të ndiejmë në një lidhje. Nëse dëshira juaj është të përmirësoni marrëdhëniet me personin që doni, këtu janë tre këshilla të vlefshme për ju!
Marrëdhënia duhet të jetë prioriteti juaj
Shumë njerëz, veçanërisht çiftet më të moshuara, kanë tendencën t’i lënë mënjanë marrëdhëniet e tyre për t’u përqendruar në aspektet e tjera të jetës. Nëse në fazën e pasionit, marrëdhënia është një përparësi deri në konsolidimin e saj, me kalimin e kohës, aktivitete të tjera fillojnë të pushtojnë agjendën e çiftit.
Pikërisht në këtë ndryshim të dinamikës ekziston rreziku për të shkatërruar lidhjen. Shpjegimi qëndron në mundësinë e krizës mes çiftit. Në fund të fundit, nëse ajo ishte më parë e fortë, me një mungesë të përkushtimit ajo mund të bëhet e prekshme. Mundohuni të forconi sa më shumë marrëdhëniet tuaja dhe të kaloni më shumë kohë së bashku.
Qëllime të përbashkëta
Sinkronizimi i qëllimeve është i rëndësishëm në mënyrë që një çift të mos humbasë gjithçka që është ndërtuar midis tyre me kalimin e kohës. Sa më shumë që planifikon çifti, aq më shumë do të jenë të gatshëm të përballen me kriza të mundshme. Kjo pasi të kesh ëndrra, qëllime dhe dëshira të përbashkëta është një shtyllë që mban së bashku dy partnerë kur diçka shkon keq.
Zgjidhni së bashku problemet që keni mbartur për ca kohë
Mundohuni të kuptoni se çfarë nuk është e mirë dhe çfarë duhet të ndryshohet. Nëse keni zakon të keq të luftoni për gjithçka, përpiquni të rishikoni këtë qëndrim dhe angazhohuni që ta kuptoni më mirë veten. Jini më të matur!
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.