Këshilla & Arsye

September 11, 2019 | 8:15

3 këshilla si të bëni plane në jetë

Jeta mund të jetë një vend i errët dhe plot me të panjohura, por do të keni mundësinë që gjatë rrugëtimit tuaj të ndizni dritëza të vogla. Këto dritëza janë planifikimet tuaja. Të planifikosh do të thotë të ndërtosh një urë për të arritur në destinacionin e dëshiruar. Një programim i mirë fillon herët në jetë dhe vazhdon deri në përmbushjen e objektivave.

Largoni gjërat që nuk mund t’i kontrolloni | Disa gjëra janë të paevitueshme në jetë dhe në pjesën më të madhe janë jashtë kontrollit tonë. Nëse nuk mund të ndryshoni disa rrethana, mund të vendosni t’i përballoni ato me një sjellje tjetër. Të kapeni fort pas gjërave që nuk mund t’i kontrolloni është një burim i madh stresi, i cili ndonjëherë mund t’ju kthehet kundër. Sa herë që kuptoni se keni përqendruar vëmendjen në diçka që nuk mund ta zotëroni, shkruajeni në një copë letër, futeni në një kuti dhe harrojeni. Hidhni pas krahëve situatat apo njerëzit stresues. Në këtë mënyrë do të keni më shumë energji për t’ia kushtuar gjërave, të cilat mund t’i menaxhoni.

Jetoni të tashmen | Në vend që të përqendroheni gjithmonë dhe vetëm në objektivat e ardhshme, mendoni se si mund të shndërroni për më mirë ditën e sotme. Të jeni vazhdimisht të projektuar në ngjarjet e largëta, ju detyron që të lini pas dore jetën reale. E tashmja është e vetmja gjë që është realisht në dispozicionin tuaj. Edhe pse kjo nuk është një këshillë, që të jetoni çdo ditë si të ishte e fundit – sepse në pjesën më të madhe të rasteve nuk është kështu – zgjedhja më e mirë që mund të bëni është të kaloni çdo ditë pak kohë duke shijuar të tashmen. Për të jetuar sa më shumë në të tashmen mund t’i kushtoheni vetëm një detyre deri sa ta përfundoni, që të filloni një tjetër më pas, duke evituar kështu efektin multitasking. Programoni pak kohë të lirë mes një detyre dhe një tjetre, në mënyrë që të ndalni e të reflektoni herë pas herë.

Mësoni diçka të re | Lexoni libra, artikuj gazetash dhe revistash, ose ndiqni një kurs online. Interneti është plot me materiale interesante. Leximi shton një tërësi aftësish dhe procesesh, të cilat janë thelbësore për marrëdhëniet sociale.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top