Mirëqenia psikofizike po kërcënohet nga zakonet e këqija. Të gjeni mirëqenien psikofizike të humbur për shkak të jetës frenetike, që dominohet nga zakonet e këqija ndihmon të mbroni shëndetin. Zbuloni se si mund të mbroni shëndetin në pak hapa të thjeshtë.
Lexoni 5 këshillat tona për t’u rikthyer në formë…
Çlirohuni nga toksinat | Mundohuni të ndiqni një dietë dezintoksikuese, të paktën një ditë në javë. Konsumoni fruta dhe perime, të pasura me antioksidantë dhe shkoni në një seancë sauna apo banjë turke.
Ruani formën fizike | Ruani në normat e lejuara peshën dhe mbroni linjat e shëndetit. Edhe në këtë rast mund të zgjidhni ushqimet me origjinë vegjetale, të pasura me fibra. Do të ndiheni të ngopur. Zgjidhni, për shembull, finokët ose kumbullat e thata. Do t’ju ndihmojnë të luftoni urinë dhe fryrjen.
Pini mjaftueshëm ujë | Pija më e mirë është uji, por për të arritur 1.5-2 litrat e lëngjeve që duhet të pini gjatë ditës mund të konsumoni edhe çajërat, të shkëlqyer me cilësi dezintoksikuese.
Ulni stresin | Në ditët e sotme, stresi është shndërruar në një problem shumë të madh. Mund të zgjidhni teknikat e çlodhjes, të shëtisni në natyrë apo të kaloni më shumë kohë me familjarët dhe miqtë: mënyrat për të gjetur një çast relaksi nuk mungojnë.
Bëni aktivitet fizik | Aktiviteti fizik ju ndihmon të jeni në formë, të humbisni peshë dhe të jeni në humor të mirë. Ushtrimet fizike çlirojnë endorfinën, molekulë e aktivitetit eksitues, e shkëlqyer kundër dhimbjeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.