Mirëqenie

May 15, 2017 | 9:30

3 kombinime që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

1

Viktoria Naço Dietologe

Viktoria Naço
Dietologe

1)ÇAJ JESHIL + 1 FETË LIMON OSE LIME +NENEXHIK OSE MENTE

-Përveçse na hidraton, sidomos në këtë periudhë që temperaturat po rriten edhe më shumë studimet e fundit kanë treguar se kombini i çajit jeshil me lëng agrumesh 4-fishon katehinat antioksidant shumë të fortë kundër sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe tumorale (kryesisht të lëkurës).

2

2)UJI + CRANBERRY (1-2 GOTA NË DITË )

– Ka veti antibakteriale (mund të përdoret pak më shpesh për personat që kanë imunitetin e ulët)

– Gjithashtu përmban acid ellagic një antioksidant shumë i fortë, i cili na mbron nga radikalet e lira (të cilat shtohen nga temperaturat e larta)

3

3)SALLATË ME JESHILLIQË + AVOKANDO +FARA LULEDIELLI+KAROTË

– Një bombë vlerash. Perfitojmë në një vakt shumë pak kalori max 200-250kcal, ndërkohë i ofrojmë trupit vitamina A (karota) vitamanina E (farat dhe avokando) acid folik (sallata jeshile), pra ushqejmë lëkurën(vitamina A +E ), mbrojmë zemrën (përmban omega -3)

Gjithashtu ky kombinim do t’ju japë më shume se 100% të nevojave ditore në alfa-tocopherol ( vitaminë E), e cila vepron si një antioksidant, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet të cilat janë një ndër shkaqet kryesore në shfaqjen e tumoreve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top