Mirëqenie

June 12, 2019 | 13:19

3 kurat natyrale që ju ndihmojnë të rigjeneroni kërcet e gjunjëve

Shumë njerëz vuajnë nga dhimbja në gjunjë dhe në shumicën e rasteve ky çrregullim shkaktohet nga përkeqësimi i kërcit të gjunjëve. Edhe pse rigjenerimi i kërcit është i vështirë, sigurisht që nuk është i pamundur.

Simptomat e një kërci të përkeqësuar janë inflamacion, ngurtësi, kërcitje në gjunjë, dobësi dhe vështirësi në lëvizje. Më poshtë kemi listuar disa metoda për rigjenerimin e kërcit të gjunjëve.

Ilaçi i parë.

Përbërësit: 1 lugë gjelle trumzë, 1 lugë gjelle rozmarinë, 1 lugë gjelle nenexhik, 1 lugë gjelle sherebelë, 1 litër ujë.

Përgatitja: Hidhni ujin në një tenxhere, pastaj shtoni bimët dhe ziejini për 5 minuta. Hiqeni nga soba dhe lëreni të pushojë për 20 minuta. Në fundi, filtrojeni dhe mbajeni në frigorifer. Pini 2 gota në ditë.

Ilaçi i dytë.

Përbërësit: 1 copë xhenxhefil, 100 gram spinaq, 2 mollë jeshile, 2 gjethe selino, akull.

Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini derisa të merret një masë homogjene. Piheni çdo ditë për një muaj.

Ilaçi i tretë.

Përbërësit: 1 banane, 2 lugë xhelatin pa aromë, 2 lugë mjaltë, 1 portokall, 2 lugë ujë.

Përgatitja: Grini bananen dhe përziejeni atë me mjaltë. Shkrini xhelatinën së bashku me dy lugë ujë, pastaj përziheni me lëngun e portokallit dhe bananen. Konsumojeni një herë në tre ditë, për një muaj.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top