Mirëqenie

March 5, 2020 | 11:38

3 lëngjet natyrale që ju ndihmojnë të normalizoni presionin e lartë të gjakut

Ka shumë njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë ose hipertensioni. Ky çrregullim shkakton rreth 9 milion vdekje në vit, në të gjithë botën. Të keni nivele të shëndetshme të presionit të gjakut është e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të zemrës. Hipertensioni është një gjendje e rëndë, e cila duhet mbajtur nën kujdesin mjekësor.

Më poshtë rendisim recetat e tre lëngjeve natyrale që mund t’iu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, veçanërisht kur është i lartë. Mos harroni se mjetet e mëposhtme nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojnë këshillat e mjekut.

Përbërësit e lëngut të parë janë: 1 panxhar i kuq, 1 thelbi hudhër, 1 karotë. Lani dhe prijini të gjithë përbërësit në copa dhe përziejini së bashku me një gotë ujë, derisa të merrni një përzierje homogjene.

Lëngu i dytë është gjithashtu plotësisht i natyrshëm dhe përbërësit janë: 2 feta ananas, 7 kokrra rrush, gjysmë portokalli, 1 mollë dhe 1 banane. Përziejini përbërësit së bashku dhe piheni çdo mëngjes esëll.

Për lëngun e tretë ju duhen 1 dardhë dhe 1 gotë lëng grejpfrut. Piheni çdo ditë, për të paktën një javë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top