Koha kur fëmijët zgjohen herët në mëngjes kalon shumë shpejt dhe gjërat ndryshojnë. Ju do t’ju duhet të harxhoni gjithë energjinë në mëngjes për të ngritur nga shtrati fëmijën, për ta bërë gati për në kopsht ose shkollë.
Si ta bëjmë më të lehtë zgjimin e fëmijëve?
Mos vendosni alarm
Në vend të ziles së orës që bie në mëngjes, është mirë ta zgjoni fëmijën me muzikë. Mund të vini këngën e preferuar rreth 15 minuta përpara se fëmija të ngrihet nga shtrati. Kjo do ta ndihmojë atë të kalojë një ditë të qetë e të bukur në vazhdim.
Jepini një arsye të mirë për t’u ngritur
Përgatisni ushqimin e preferuar të fëmijës suaj dhe kjo gjë do e tundojë atë të zgjohet më me dëshirë.
Jepini përgjegjësi fëmijës
Shpjegojini fëmijës se ai është mjaftueshëm i rritur për t’u ngritur vetë nga gjumi dhe ju do ta thërrisni vetëm njëherë. Nëse nuk zgjohet, përgjegjësia për të shkuar vonë në shkollë do të jetë e gjitha e tij/saj.
Burimi / https://www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.