Këshilla & Arsye

January 16, 2020 | 8:06

3 mënyrat që ju ndihmojnë të krijoni lidhje me njerëzit

Robin Dreeke, diplomat në akademinë e marinës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish oficer i kësaj marine, është njëkohësisht agjent i FBI dhe ish drejtues i një programi mbi analizën e sjelljes së njerëzve për qeverinë federale të SHBA.

Sipas tij, ekzistojnë tre mënyra për të krijuar të ashtuquajturën feeling (lidhje përmes ndjenjave) me njerëzit: të bësh pyetje, të dëgjosh në mënyrë aktive dhe të jesh në gjendje të zbërthesh dhe kuptosh gjuhën joverbale.

Të bësh pyetje. Sipas tij, kjo është e thjeshtë, sepse kur bën pyetje, truri i personit tjetër përfshihet në një mënyrë automatike. Është gjëja më e mirë që mund të bësh. Për më tepër, kur je duke bërë pyetje, në mënyrë jokritike apo në mënyrë stimuluese, por gjithmonë në një përpjekje për të kuptuar praktikisht je duke nxjerrë në pah cilësitë e tyre dhe je duke shfaqur interes. Dhe kështu, truri i tyre do të jetë vërtetë i kënaqur për këtë gjë, në mënyrë pothuaj të pavetëdijshme.

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “Ej, a do të ndihmosh dikë të mendojë me mendjen e vet?” Këtë nuk e bën duke i thënë se çfarë të bëjë, apo duke i shpjeguar mendimet dhe opinionet e tua. E bën duke i drejtuar pyetje, sepse në këtë mënyrë do të rrokësh interesin e tyre dhe ata do të ndjehen të përfshirë.

Dëgjimi në mënyrë aktive. Për mua, thotë eksperti, është vërtet e kollajtë sepse është e mjaftueshme të tregosh se je duke dëgjuar dhe thelluar, pohimet dhe konfirmimet që janë duke të dhënë gjatë një takimi. Duhet të eliminoni shprehjet rrethanore, ndiq me kujdes atë që janë duke të thënë, dhe thelloje bisedën me pyetje më të thella, për të kuptuar se cilët janë dhe çfarë mendojnë.

Komunikimi joverbal. Gjuha e trupit, që përdorim për të shfaqur interes dhe afërsi idesh është buzëqeshja, prirja e trupit, me arterien karotide të dukshme qartë. Pëllëmbët e duarve të hapura, supet e ngritura, të gjitha këto gjëra tregojnë dhe demonstrojnë se ka interes, se ka ndjenjë. Ndryshe nga supet që ulen, buzët që mbyllen, kjo tregon se diçka je duke gabuar dhe se ke nevojë që të korrigjosh për të krijuar ndjenjën e duhur.

 

Burimi /  bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top