Këshilla & Arsye

April 3, 2019 | 8:40

3 metodat e thjeshta dhe mjaft efektive për të larguar stresin brenda një kohe të shkurtër

Nëse jeni vazhdimisht të shqetësuar për diçka, mendja ju qëndron tek ndonjë problem që s’po e zgjidhni, s’keni kohë mjaftueshëm për veten dhe kjo gjë ju sjell shqetësime, atëherë mund të jeni përfshirë nga një gjendje stresuese.

Në rastet kur stresi është i përballueshëm, pra s’keni nevojë për t’u drejtuar tek një specialist, mund t’ia dilni vetë mbanë që të përmirësoni gjendjen emocionale, të largoni mendimet e këqija dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit.

Së pari, ushqehuni si duhet dhe flini gjumë mjaftueshëm. Vaktet e rregullta ndihmojnë që të keni nivelet e duhura të sheqerit, gjë që mban ankthin apo stresin larg. Merrni vazhdimisht proteina, fibra, largoni natriumin dhe ushqimet e përpunuara. Gjumi i pandërprerë për 7-8 orë gjithashtu ju bën të ndiheni më pak të stresuar të nesërmen.

Së dyti, kushtojini rëndësi rrëmujës pasi “gjendjet kaotike” rrisin nivelin e stresit. Pra, çdo gjë e pastër dhe në vendin e vet. Kështu do të keni kohë të largoni mendimet e këqija duke u marrë me punë.

Shkarkoni aplikacione me muzikë, sepse ju ndihmon të relaksoheni. Përpos metodave si yoga, meditim, palestër etj., një mënyrë efektive për të reduktuar ankthin dhe stresin është terapia e tingujve. Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të ndryshëm kanë efekt qetësues dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top