Marrëdhënie

August 28, 2016 | 9:39

3 mite të rrezikshme në një lidhje

“Burrat bien në dashuri kur janë të aftë t’i përkushtohen një gruaje. Ata bien në dashuri, sepse mund t’ju bëjnë të lumtura dhe të kujdesen për ju”. Shpeshherë ne gratë hamendësojmë rreth lidhjeve që na sjellin trishtim, vetmi dhe na largojnë nga i dashuri ynë. Këto mite të rrezikshme janë mjaft të përhapura dhe nuk është çudi që shumë prej nesh e kanë provuar çdo të thotë një zemër e lënduar. Jam e sigurt se do ta njihni këtë lloj dhimbje.

 

Miti 1  |  Aq sa të jepni, do të merrni

Sipas këtij miti, në vend që të merrni më shumë dashuri e romancë nga një burrë, duhet të jeni më e dashur dhe romantike vetë. Kështu që i blini atij një dhuratë të veçantë, thojini që e dashuroni para se ai t’jua thotë juve, gatuani diçka të veçantë për të, mbështeteni dhe këshillojeni atë. Bëni shumë për të dhe besoni se me kalimin e kohës do të merrni të njëjtën gjë në këmbim. Është e vërtetë se çdo lidhje nënkupton të japësh dhe të marrësh, por burrat nuk bien në dashuri sepse ju u keni dhënë shumë. Ata nuk ju dashurojnë se ju po sakrifikoni çdo gjë për ta. Burrat bien në dashuri kur janë të aftë t’i përkushtohen një gruaje. Ata bien në dashuri, sepse mund t’ju bëjnë të lumtura dhe të kujdesen për ju. Ata bien në dashuri kur ju kujdeseni për veten dhe ndani me ta përvojat tuaja emocionale. Mos i jepni kurrë një burri më shumë se ç’ju ka dhënë, përfshirë këtu shprehjen e ndjenjave apo kurajën që i jepni. Këshillë: Mos i thoni se sa e doni, nëse ai nuk jua ka thënë ende.

 

Miti 2  |  Eksluziviteti çon drejt angazhimit dhe martesës

Ky është miti më i rrezikshëm që ne gratë kemi besuar. Që në momentin kur fillojmë të dalim me dikë e dimë se rruga që na çon drejt martesës është të takojmë një njeri të mirë, të bëhemi e përzgjedhura e tij. Kjo gjë do t’ju çojë drejt këtij angazhimi. Kjo është e vërteta shokuese: Ajo çka e bën një burrë të heqë dorë nga liria dhe të qenit beqar nuk ka lidhje me faktin se ju i keni kushtuar atij gjithë kohën dhe energjitë tuaja. Fakti që ju e konsideroni atë të veçantë, ndërkohë që ai nuk ju ka marrë ende seriozisht, e bën atë të mendojë më pak për ju. Kjo gjë është e vërtetë. Në momentin kur ai nuhat një nevojë dhe dëshpërim që vjen nga një axhendë e fshehur se si “duhet të jenë gjërat në të vërtetë” ndjenjat e tij do të zbehen.

 

Miti 3  |  Nëse ia shprehni ndjenjat tuaja, do ta trembni atë

Nëse ndonjëherë jeni ndierë e frikësuar t’ia shprehni atij dashurinë, për shkak se po të mos e bënit do ta humbisnit, jam e sigurt se ky mit ju ka shkaktuar një dëm të madh në jetën tuaj dashurore. Mosshprehja e ndjenjave shpesh krijon distancë midis jush. Ideja nuk është t’i ndrydhni ndjenjat tuaja, por t’i shprehni ato jo në mënyrë dramatike. Përpara se të mësoja të vërtetën mbi lidhjet dhe të shkoja drejt martesës, ndihesha fajtore se i besoja dhe i zbatoja këto mite. Sapo mësova këto të vërteta thelbësore, çdo gjë në jetën time dashurore ndryshoi për mirë. Ja pse e shkrova këtë artikull, që ju mund ta zbuloni shpejt atë që mua m’u deshën vite për ta kuptuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top