Ditën dedikuar dashurisë, 3 parashutistë kanë realizuar një fluturim mbi ishullin në formë zemre të Galesnjak të Kroacisë.
Amy Chmelecki, Marco Furst dhe Marco Waltenspiel udhëtuan në zemër të Kroacisë në mënyrë që të hidheshin në fluturim, mbi atë që njihet si ishulli i dashurisë, e që do të përbënte kartolinën perfekte të 14 shkurtit për formën e tij të veçantë.
Për shkak të motit të ndryshueshëm, ata kishin vetëm pak kohë në dispozicion për të arritur qëllimin e tyre, kur era largoi retë duke ofruar një panoramë të qartë të ishullit.
Pronari i ishullit çdo vit ka kërkesa të shumta që duan të martohen në këtë vend idilik, i mbushur me pemë ulliri, në kanalin Pasman të detit Adriatik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.