Mirëqenie

June 6, 2019 | 11:00

3 përbërësit natyralë që ju ndihmojnë të eliminoni përgjithmonë venat me variçe

Venat me variçe janë ndër problemet më të shpeshta në moshë madhore. Ato krijohen kur venat zgjerohet dhe e bëjnë të vështirë që gjaku të kthehet në zemër. Shkaqet e venave me variçe mund të jenë zakonet e këqija të tilla si një mënyrë jetese e ulur, konsumimi i duhanit ose një dietë e pabalancuar. Por ato gjithashtu mund të shfaqen për shkak të faktorëve gjenetik, shtatzënisë ose mosbalancimeve hormonale.

Më poshtë sugjerojmë një ilaç që mund të ndihmojë në luftimin e venave me variçe. Ky është një krem i bërë vetë dhe përmban në aloe vera, karota dhe uthull molle.

Xheli aloe vera hidraton dhe ka veti anti-inflamatore. Karota është e pasur me beta-karotene, të cilat parandalojnë plakjen e parakohshme dhe dëmtimet e lëkurës, si dhe vitamina, minerale dhe fibra të grupit B. Uthulla e mollës është gjallëruese dhe anti-inflamatore, është një element i shkëlqyer për këtë ilaç.

Përbërësit:

  • 1 karotë e madhe
  • 2 gjethe aloe vera
  • 30 ml uthull molle.

Përgatitja:

Qëroni karotat, prijini në copa të vogla dhe ziejini derisa të zbuten. Shtypini me një pirun. Nxirrni ekstraktin e xhelit aloe vera duke bërë një prerje vertikale të gjethes dhe përziheni me karotat dhe uthullën e mollës derisa të gjithë përbërësit të jenë përzier mirë. Më pas masën e përftuar aplikojeni në këmbë duke bërë masazh nga poshtë lart. Veproni në këtë mënyrë për 30-40 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kjo procedurë duhet kryer çdo ditë.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top