A e dini se ekziston një metodë efektive për të humbur peshë shpejt dhe në një mënyrë krejtësisht natyrale? Këtë gjë mund ta bëni falë një smoothie të bërë me vetëm 3 përbërës.
Cili është sekreti i suksesit? Kombinimi! Limoni, molla dhe tërshëra të kombinuara së bashku promovojnë humbje peshe në mënyrë të menjëhershme. E gjithë kjo ndodh për faktin se këta tre përbërës alkalizojnë trupin, eliminojnë kolesterolin, largojnë toksinat dhe sigurojnë mbrojtje nga goditja dhe sulmi në zemër.
Për përgatitjen e smoothie-t që do t’ju ndihmojë të humbni peshë menjëherë, t’ju duhet:
- 125 g tërshërë
- 1.2 litra ujë mineral
- 1 limon
- 2 mollë jeshile
Ja si ta përgatisni:
Pritini mollët në copa të vogla, hidhini në blender së bashku me ujin. Shtoni tërshërën dhe përziejini të gjithë së bashku derisa përzierja të jetë homogjene. Hidheni masën e përftuar në një enë dhe shtoni lëngun e një limoni dhe konsumojeni. Nëse është e mundur, para se të flini.
Konsumojeni çdo ditë, për të paktën shtatë ditë.
Burimi / https://www.dididonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.