Nëse dëshironi të keni një xhel antiseptik plotësisht natyral dhe të bërë vetë, mjaftojnë 3 përbërës të thjeshtë, të cilët mund t’i gjeni lehtësisht në dyqanet me produkte bimore.
I krijuar për të dezinfektuar plotësisht lëkurën e duarve, duhet të aplikohet në të gjithë sipërfaqen, përfshirë hapësirat midis gishtërinjve, pa shpëlarje.
Ky gjest i thjeshtë parandalon shumë infeksione. Një praktikë e mirë që nuk vlen vetëm për fëmijët!
Përbërësit:
- 50 ml xhel aloe vera
- 8 pika vaj esencial i pemës së çajit
- 5 pika vaj esencial Lavender
Përgatitja:
Kombinoni përbërësit, përziejini ato dhe masën e përftuar hidheni në një enë dhe mund ta përdorni kur t’iu nevojitet.
Burimi / https://www.greenme.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.