– Për të larguar erën e keqe te gojës, nuk keni nevojë për çamçakëz dhe karamele. Gjethet e nenexhikut të freskët do të funksionojnë po aq mirë, dhe janë më natyrale. Thjesht merreni një gjethe nga vazoja dhe përtypeni atë.
– Kur ju zë lemza e mërzitshme mund t’a lehtësoni me nenexhik dhe atë duke shtuar në një gotë me ujë të ngrohtë disa lugë të limonit të sapo shtrydhur, pak kripë dhe disa gjethe të nenexhikut.
– Nëse i keni hundët e zena, valoni një tenxhere me ujë, pastaj largojeni nga të nxehtit dhe shtoni disa pika vaj esencial të nenexhikut. Përkuluni mbi tenxhere dhe mbuloni kokën me një peshqir dhe inhaloni. Avulli me nenexhik në mënyrë të shkëlqyeshme do t’i pastrojnë sinuset, dhe është gjithashtu i mirë për pastrimin e fytyrës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.