Shumë njerëz besojnë se kanë jetuar një jetë të mëparshme, se kanë ecur më parë në këtë tokë dhe nën këtë qiell. Nga jeta e kaluar ata mbajnë brenda vetes, kujtime, ndjesi, vuajtje. Pamje të veçanta, skena të jetuara në epoka që nuk arrijnë të përcaktohen mirë. Të besosh në këtë do të thotë, në të njëjtën mënyrë, të besosh se të tjerët si ne kanë jetuar tashmë një ose më shumë jetë tokësore. Prandaj është e mundur të takohemi përsëri, të njohim veten, edhe nëse në një mënyrë të hutuar.
A keni takuar ndonjëherë dikë për herë të parë dhe keni ndjenjën e fortë që e njihni atë për një kohë të gjatë? Të ndihesh mirë me një të huaj, sikur të ishte shoku yt më i mirë? Të gjesh veten duke thënë gjithçka për veten dhe të ndjehesh plotësisht i kuptuar, sikur ai person të të kishte njohur gjithnjë dhe të dinte gjithçka për ty?
Epo, përgjigjja e këtyre pyetjeve, mund të jetë vetëm një: ne i kemi takuar ato tashmë në një jetë të mëparshme. A është e mundur të konfirmohet kjo? Sipas mendimit të shumë dhe për të na ndihmuar për ta vendosur atë, ka 3 sinjale që duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë.
- Ndiejmë një lidhje ose refuzim të menjëhershëm
Kur mendojmë për njerëzit në jetën tonë të kaluar, ne shpesh mendojmë për miqtë ose të afërmit, apo edhe për njerëzit që i duam. Shpesh, siç u përmend, kur takojmë dikë që kemi njohur më parë, perceptojmë një ndjenjë të fortë njohurie. Dhe kur takojmë dikë tek i cili instinktivisht ndiejmë antipati, zmbrapsje, frikë … mund t’i justifikojmë këto reagime të menjëhershme në të njëjtën mënyrë: ne e kemi takuar atë tashmë në jetën tonë të mëparshme.
- Lidhja është pothuajse telepatike
Ndodh kur mendojmë për një person dhe menjëherë shohim të shfaqet. Ose dikush që ne nuk e kemi parë për një kohë dhe befas rishfaqet në jetën tonë. Ndodh gjithashtu kur me një mik apo një të njohur e gjejmë veten duke menduar të njëjtën gjë në të njëjtën kohë ose kur e dimë se çfarë do të na tregojë. Kur ne dërgojmë një mesazh në të njëjtën kohë, kur mund të lexojmë aq mirë një vështrim.
- Ne e shohim atë në sy
A ju ka ndodhur ndonjëherë të shikoni dikë në sy dhe të ndjeheni të hipnotizuar? Me siguri i keni shikuar ato sy miliona herë në jetën tuaj të mëparshme. Pavarësisht nëse dikush beson në një ose më shumë jetë të mëparshme, është e vërtetë që të gjithë kemi i provuar ndjenjat e Déjà Vu. Shumë shkencëtarë dhe psikologë besojnë se pas tyre ka një shpjegim neurologjik, por të tjerët janë të bindur se ato janë dëshmi e jetës së mëparshme. Zgjedhja është e juaja!
Burimi / https://ognigiornomagazine.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.