Shprehni dëshirat partnerit
Ta jetosh në mënyrë aktive çiftin, do të thotë të vazhdosh të zbulosh anët e panjohura të tjetrit. Përpiquni pra, të gjeni momente të ditës në të cilat t’i tregoni partnerit çfarë dëshironi të bëni bashkë, duke shmangur çdo formë paragjykimi. Mund të jetë e nevojshme të hartoni një “listë dëshirash”. Të dy bashkë shkruani në një fletë se çfarë do të donit të ndani së bashku, sikur të ishte një lojë. Pas kësaj nisni të realizoni çfarë keni shënuar. Është një mënyrë që të filloni ta bëni dëshirën tuaj realitet.
Nxirrni jashtë frikërat tuaja
Një nga arsyet se pse një nga partnerët ose çifti kufizon mundësitë e rritjes nëpërmjet përballjes me miqtë, çifte të tjera ose përvoja jashtë dyshes, është frika e humbjes së asaj që është ndërtuar sakaq. Dhe ideja se raporti mund të ndryshohet duke ndarë momente me njerëz të huaj, rrezikon të bëhet një rreth vicioz. Por, të bëni disa ndryshime në rutinën e përditshmërisë është një sfidë, e cila mund t’i dhurojë çiftit limfë të re. Merrni sërish fletë: në përpjekje për ta jetuar qetësisht hapjen tuaj ndaj botës që ju rrethon, shkruani në dy copa letrash, secili sipas këndvështrimit të vet, avantazhet dhe disavantazhet e frekuentimit të njerëzve të rinj. Me të mbaruar ushtrimin, lexojini partnerit me zë të lartë çfarë keni shkruar. Ai duhet të bëjë të njëjtën gjë. Konfrontoni idetë dhe gjeni një të mesme mbi pikat e papajtueshme.
Respektoni ritmet
Ndodh shpesh që koha e mjaftueshme e njërit, për të mbërritur një qëllim, nuk përkon me atë të partnerit. Por e rëndësishme është që të arrihet bashkërisht aty ku dëshirohet. Përpiquni pra, bashkë me partnerin, të përcaktoni një plan javor. Caktoni ditët për t’iu kushtuar daljeve me miqtë. Ato për ju vetë dhe ato për aktivitete individuale. Është një mënyrë për t’u përgatitur e për ta jetuar më mirë jetën pa u mbyllur në vetvete.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.