Mirëqenie

April 19, 2018 | 14:18

3 ushtrime yoga për të luftuar alergjitë e pranverës

Pranvera sjell aromat, ngjyrat e reja që favorizojnë rilindjen e trupit, por jo vetëm. Me këtë stinë mbërrijnë dhe alergjitë. Ja disa ushtrime yoga për të na ndihmuar t’i luftojmë.

ok

Nëse pranvera ka kaq shumë efekte pozitive në mendjen dhe shpirtin tonë, për idenë e pushimeve që po afrohen, për ditët me diell dhe dritë që ju mbajnë deri vonë jashtë, nga ana tjetër e medaljes është se mijëra njerëz vuajnë nga alergjitë apo rinitet alergjike, duke e bërë këtë sezon një nga më të mërzitshmit për t’u marrë me të.

Aktiviteti fizik dhe sportet nuk mund t’i eliminojnë efektet e pakëndshme të alergjive, por t’i lehtësojnë ato. Le të shohim se si përmes yoga-s.

Luftoni alergjitë me kontrollin e frymëmarrjes

1

Frymëmarrja është thelbësore gjatë yoga-s. Kontrolli i frymëmarrjes qetëson ritmin e zemrës, ndaj funksionon në yoga si për trupin dhe për shpirtin. Me frymëmarrjen në fakt mund të mësosh të kontrollosh stresin, të pastrosh trupin nga toksina, por edhe të përmirësosh efektet e dëmshme të alergjive, duke përdorur frymëmarrjen e thellë.  Mund ta ushtroni duke kryqëzuar këmbët, kurrizin drejt dhe shpatullat. Duart si në foto dhe përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj, e cila duhet të përfshijë frymëmarrjen diafragmatike, kraharore dhe klavikulare. Thithja dhe nxjerrja jashtë e saj. Dëgjojeni frymëmarrjen tuaj, e cila duhet të jetë fluide, e thellë dhe e rregullt.

Pozicion peshku për të shmangur shqetësimet e alergjive

2

Ky pozicion siguron mbështetjen në bërryla, kthimin e kokës dhe hapjen e plotë të brinjëve: shtrihuni në shpinë me këmbë të zgjatura dhe këmbët së bashku. Vendosini duart nën të ndenjura si në foto dhe krahët me bërryla afër mbrapa. Merrni frymë thellësisht, ngrini kraharorin dhe tkurrni shpinën, duke mbështetur veten në bërryla, ndërsa kokën lëreni mbrapa. Përfitimet janë të panumërta: frymëmarrja e thellë, sidomos me kraharor dhe klavikule, si dhe zgjatja e muskujve të barkut lehtëson trupin shumë. Ky pozicion, pra, i lirë, përforcon dhe përmirëson kontrollin e traktit respirator.

Pozicioni i qiririt për më ekspertët

3

Ky është një nga pozicionet bazë të yoga-s. Vendoset një batanije nën shpatullat, me kokën dhe qafën në dysheme. Pastaj ju duhet të ngrini këmbët drejt, me duart tuaja mbi kurrizin tuaj dhe bërrylat të përkulura. Pushoni në tokë në nivelin e shpatullave, duke u përpjekur të rregulloni mbrapa dhe këmbët në formën e përkryer. Përmes këtij pozicioni, pastrimi i rrugëve të frymëmarrje favorizohet, dhe përmes një frymëmarrjeje të thellë, fyti “masazhohet” mirë. Gjithçka mjafton të realizohet për pak minuta. KUJDES: pozicioni i qiririt kërkon përgatitje dhe trajnim. Mos e provoni nëse nuk jeni stërvitur më parë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi www.alfemminile.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top