30 minuta ushtrime në mëngjes mund të zëvendësojnë ilaçet për uljen e presionit të gjakut dhe mund ta mbajnë atë konstant për gjithë ditën. Shkencëtarët në Australi zbuluan se një stërvitje e shkurtër- në këtë rast, duke ecur çdo ditë në punë për 30 minuta me intensitet të moderuar- potencialisht mund të zëvendësojë nevojën për ilaçe tek disa pacientë.
Fondacioni britanik Heart mirëpriti hulumtimin, i cili tregoi një lidhje të veçantë mes presionit të dhe ushtrimeve. Sipas studimit, rreth një në tre të rritur kanë presion të lartë të gjakut. Ushtrimet zvogëlojnë presionin e gjakut duke forcuar zemrën: sa më lehtë që ajo të pompojë gjakun, aq më pak forcë ushtrohet nga arteriet tuaja, duke ulur presionin e gjakut.
Ekspertët në Universitetin e Australisë Perëndimore në Perth shqyrtuan të dhënat për meshkujt mbipeshë dhe obezë dhe gratë e moshës 55-80 vjeç në fillim të studimit. 35 gra dhe 32 burra morën pjesë në dy plane të ndryshme ditore, në mënyrë të rastësishme. Plani parë stimulonte të ndenjurin ulur pandërprerë për tetë orë, ndërsa i dyti parashikonte një orë ulur dhe më pas 30 minuta ushtrime e në fund 6.5 orë ulur.
Studimi u krye në një laborator për të standardizuar rezultatet, ku burrat dhe gratë hëngrën të njëjtën ushqim mbrëmjen para studimit dhe gjatë ditës. Ekspertët matën presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës dhe morën testet e gjakut për të vlerësuar nivelet e adrenalinës gjatë gjithë planit tetë-orësh.
Rezultatet, të publikuara në revistën Hypertension nga Shoqata Amerikane e Zemrës, zbuluan se presioni i gjakut, veçanërisht presioni i gjakut sistolik, ishte më i ulët tek meshkujt dhe femrat që morën pjesë në planet ushtrimore, krahasuar me pjesën tjetër që nuk ushtruan fare.
Presioni i gjakut sistolik – i cili mat presionin në enët e gjakut kur rreh zemra – është një parashikues më i fortë i problemeve të zemrës si sulmet në zemër, sesa presioni i gjakut diastolik, i cili mat presionin në enët e gjakut në mes të rrahjeve.
Studiuesit thanë se nuk e dinë pse ka pasur një dallim gjinor mes burrave dhe grave, por mendojnë se kjo mund të jetë për shkak të një kombinimi faktorësh. Këto përfshijnë përgjigje të ndryshme adrenaline për ushtrimin dhe faktin se të gjitha gratë në studim ishin post-menopauzë dhe rrjedhimisht në rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.
Por Dr. Wheeler tha se burrat dhe gratë në grupmoshat më të vjetra mund të përfitojnë veçanërisht nga stërvitja në mëngjes. Ai tha: “Ndërsa përqindja e atyre që janë mbipeshë dhe me presion të lartë të gjakut rritet me moshën, miratimi i një strategjie të kombinimit të stërvitjes me pushimet dhe të ndenjurit ulur mund të jetë e rëndësishme për të kontrolluar dhe parandaluar zhvillimin e presionit të lartë të gjakut”.
Ky studim mbështet një numër të madh të provave që tregojnë se aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në zvogëlimin e tensionit të gjakut dhe në zvogëlimin e rrezikut për sulme në zemër dhe goditje.
Ushtrimet gjithashtu nxisin trupin dhe mendjen tuaj, prandaj nëse bëni 30 minuta aktivitet në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për të ardhur në humor gjatë gjithë ditës. Rekomandohet që ata që përpiqen të ulin tensionin e tyre të gjakut duhet të ushtrohen rregullisht, të hanë një dietë të shëndetshme dhe të shkojnë për kontrolle të rregullta shëndetësore.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.