Në fokus

January 17, 2020 | 8:28

30 vjet Suzuki Vitara

Suzuki Vitara, një udhëtim 30 vjeçar me përkushtim ndaj performancës 4×4, në një dizajn elegant dhe kompakt. Me konceptimin dhe prezantimin 30 vite më parë të modelit të saj më të mirënjohur, veçanërisht tek ne, Suzuki krijoi me modelin Vitara, një model automjeti i cili jo vetëm do t’i rezistonte kohës dhe elementeve të natyrës, por do kthehej në një objekt kulti për amatorët e të apasionuarit pas automjeteve fuoristradë e të gjithë atyre që e kanë përdorur gjatë viteve, si për risinë që ajo solli në botën e modeleve SUV të kohës, ashtu dhe për qëndrueshmërinë e saj ndaj përdorimit në kushte e terrene të vështira.

Sot e kësaj dite, Suzuki Vitara është një nga simbolet e qëndrueshmërisë dhe pragmatizmit në fushën e ndërtimit të automjeteve SUV, në të cilin kombinohen komoditeti në udhëtim, prakticiteti në përdorimin e përditshëm dhe cilësia e materialeve dhe soliditeti për t’i rezistuar terreneve e kushteve të vështira atmosferike. Me 3.65 milion njësi të shitura në 191 vende, Vitara është gjithashtu një nga modelet SUV më të suksesshme të prodhuara ndonjëherë. 3 dekada më parë, krijimi i Vitara-s, ishte një hap i guximshëm për Suzukin. Krijimi i një automjeti fuoristradal unik dhe krejtësisht të ri për kohën, një automjet i cili ishte krejtësisht ndryshe nga fuoristradat tipike dhe autoveturat e asaj kohe si në dizajnin e jashtëm, ashtu dhe në aspektin konstruktiv, ishte një vendim i cili do rezultonte si i suksesshëm dhe do krijonte themelin për traditën e një nga modeleve më të njohura në botën e automjeteve SUV.

Krijimi i Vitara-s shënon gjithashtu fillimin e një kapitulli të ri në aftësinë fuoristradale të Suzukit. Aspektet kryesore të veçantisë së konceptit të ndërtimit të automjeteve Suzuki të pasqyruara tek Vitara, është thjeshtësia e zgjedhjeve teknike në konceptin e ndërtimit të lehtë konstruktiv të makinës, të kombinuara me precesion e finesë të sistemeve e komponentëve me rëndësi të veçantë për komoditetin dhe aftësitë fuoristradale që nga ndërtimi i shasisë dhe suspensionit, e deri tek zgjedhja e komponentëve të fuqisë si motori, raporti i kambios e sistemeve 4×4.

Me një hapësirë mes akseve prej 2.2 metra dhe peshë jo më shumë se 1 mijë kilogram, Vitara e parë ishte fuoristrada më e lehtë dhe e manovrueshme në atë kohë. Me susta para e pas, në vend të balestrave të përdorura atë kohë në automjetet 4×4 dhe me dizajn të brendshëm, i cili promovon komfortin pa kompromentuar funksionalitetin, Vitara ofronte nivele të pahasura më parë cilësie udhëtimi dhe komoditeti. Format e jashtme të Vitarës, të karakterizuara nga sipërfaqe të sheshta me kënde të rrumbullakosura, një risi për kohën e prezantimit të Vitara-s së parë, vazhdojnë të jenë edhe sot bashkëkohore e simbolike për dallueshmërinë e modeleve SUV Suzuki.

Suksesi i konceptit Suzuki të ndërtimit të Vitara-s, u përkthye në 1.1 milion njësi të shitura në 9 vjetët e para të saj. Që nga versioni i parë, Vitara u zhvillua në gjenerata të ndryshme, në forma, dimensione e progres teknik, përshtatur kohës dhe nevojave konkrete e aktuale të përdoruesve për SUV me cilësi e vlerë të lartë përdorimi, të përshtatshëm në përdorim si në ambiente urbane, ashtu dhe në ato të vështira jashtë rruge. Përshtatjen e nevojave të konsumatoreve, tregoi dhe emërtimi i modelit. Quajtur në gjeneratat në vijim si Grand Vitara, modeli ofroi më shumë hapësirë të brendshme dhe dimensione më të mëdha të jashtme për më shumë komoditet brenda dhe më shumë prezencë e stabilitet në rrugë dhe jashtë saj.

Modeli Grand Vitara, shitur përreth 1.7 milion njësi që nga dita e prezantimit, vazhdon të jetë një model i suksesshëm në disa tregje të botës. Në shtator 2015, 27 vjet pas prezantimit për herë të parë të Vitara-s, Suzuki prezanton gjeneratën e re të Vitara-s, një automjet krejtësisht i ri, si në koncept ndërtimi ashtu dhe në teknologji. Vitara e re iu përgjigj kërkesave në rritje në fushën e teknologjisë, ekonomisë së përgjithshme dhe kujdesit ndaj ambientit. Pavarësisht përshtatjes ideale, kushteve të ndryshuara të tregut, Vitara e re përmban dizajnin autentik dhe performancën në të gjitha terrenet që karakterizon një pjesëtar të denjë të serisë Vitara.

Tekonologjia 4×4 Suzuki, ka evoluar së bashku me gjeneratën e re Vitara. Vitara e re përmban sistemin opsional ALLGRIP, i cili ka katër programe terreni, të cilat ofrojnë kënaqësi në udhëtim, konsum të ulët dhe më pak gjurmë ndaj ambientit. Ajo përfshin gjithashtu sistemin e ri audio të krijuar posaçërisht me ekran me prekje 7 inch, me lidhje telefoni Bluetooth, Apple CarPlay dhe Android Auto. E shprehur më thjeshtë, gjenerata e re Vitara është një SUV kompakt që përmbush çdo kërkesë bashkëkohore për lëvizje në kushte e terrene të ndryshme. Motori i ri 1.4 Boosterjet përgjigjet me fuqi superiore dhe ekonomi të lartë karburanti në të gjitha kushtet. Vitara me motorin 1.4 Boosterjet çliron akselerim të menjëhershëm për shpejtësi në udhëtim dhe tërheqje të lartë si për lëvizje në autostradë, ashtu dhe në kushte ngjitje të forta.

Emri legjendar i Vitara-s, ka historinë dhe vendin e saj solid në linjën e modeleve Suzuki dhe do të vazhdojë progresin në gjenerata të mëtejshme si automjeti ideal për lëvizje të përditshme, aventura në fundjavë dhe çdo udhëtim mes këtyre të dyjave.

MBI ARTINEL 95 SHPK.

Me aktivitet prej më shumë se 23 vitesh në fushën automobilistike, “Artinel95” sh.p.k. është kompania e parë distributore zyrtare në Shqipëri e një marke prodhuese automjetesh dhe aktualisht përfaqësuese zyrtare e markave: Kia Motors, Suzuki, Mahindra Motors, LADA, GAZ Group dhe UAZ. “Artinel95” sh.p.k është vlerësuar me “Yllin e Artë” të Cilësisë dhe Çmimin e Platinit për Shkëlqim në aktivitetin e tij nga “B.I.D” si dhe është certifikuar sipas standardit të cilësisë ISO9001:2008.

Artinel 95 ofron gamën më të gjerë të automjeteve, autovetura dhe komerciale, të reja dhe të përdorura me kushtet më të mira të garancisë dhe financimit në treg, servis të autorizuar dhe specializuar me teknikë të trajnuar nga markat prodhuese, të pajisur me aparaturat më moderne si për kryerje diagnostikimesh elektronike ashtu dhe për mirëmbajtje dhe reparatura mekanike, pjesë këmbimi origjinale dhe lubrifikantë, aksesorë për automjete të prodhuara nga markat më të njohura në botë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top