Të qenit i uritur ka një efekt negativ në të mësuar dhe punuar, madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit. Shumë mendojnë se të shkosh i uritur në shtrat është një ide e mirë sepse kjo mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Por shkenca ka provuar të kundërtën dhe ka vënë re shumë efekte anësore që i sjell uria.
- Mund të humbni masën e muskujve.
Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të fjeturit të uritur është një zgjedhje e keqe. Ju mund të anashkaloni darkën tuaj, por keni nevojë për lëndë ushqyese për të shndërruar proteinat në muskuj. Është mirë të anashkaloni dëshirat e vona të natës, por mos e stresoni trupin tuaj, sepse do të keni uri gjatë gjithë mbrëmjes dhe natës.
- Mund të fitoni peshë.
Po, mund të ketë efektin e kundërt. Studimet që promovojnë humbjen e peshës duke mos ngrënë para së të flini janë të diskutueshme. Pra, ana negative mund të jetë sepse kaloni një vakt dhe në atë pasardhës hani më shumë seç duhet sepse jeni shumë të uritur. Me fjalë të tjera, ushqimi bëhet më tërheqës dhe ka më shumë të ngjarë të fitoni peshë.
Deklarata se metabolizmi ynë është i ngadalshëm gjatë natës është i diskutueshëm dhe nuk ka asnjë provë për ta mbështetur atë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani shumë para së të shkoni në shtrat. E mira është që të hani 2-3 orë para se të flini, për sa kohë që është një vakt i shëndetshëm.
- Mund të flini më keq.
Të gjithëve mund t’iu ketë ndodhur që të kenë shkuar të uritur në shtrat. Në këto raste kërkesa e stomakut për ushqim sa vjen dhe rritet dhe mendimi i vetëm që keni është nëse mund të rezistoni deri në mëngjes. Në këtë gjendje, ju duhet më shumë kohë për të fjetur, kështu që nëse doni të flini mirë, mos vdisni nga uria. Nëse ndjeheni të uritur dhe është koha për të shkuar në shtrat, të paktën konsumoni një kastravec dhe pak ujë.
- Humbni energjinë tuaj.
Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” për t’ju mbajtur aktiv gjatë ditës. Ky është një rregull i vjetër. Është shumë e rëndësishme të ndjehemi mirë në mëngjes sepse duhet të shkojmë në punë dhe truri ynë duhet të jetë aktiv. Studiuesit kanë vërejtur se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni. Nëse vendosim të qëndrojmë të uritur një natë më parë dhe të zgjohemi pa energji dhe me humor të keq, kjo do të jetë e dëmshme për ju në punë.
Burimi / https://brightside.me/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.