Mirëqenie

October 11, 2017 | 10:06

4 arsyet pse ecja është e mirë për shëndetin tuaj

Ecja e mban trupin të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se njerëzit që ecin rregullisht kanë tolerancë relativisht më të mirë dhe më të lartë ndaj sëmundjeve.

1

Përfitimet nga ecja:

Heq stresin dhe tensionin …

Ecja – përveç ushtrimeve të tjera – ndihmon në sekretimin e endorfinës,  që është shumë e rëndësishme për trupin. Endorfina ndihmon në lehtësimin e stresit fizik dhe mendor dhe redukton ankthin dhe tensionin.

Ecja zvogëlon rreziqet e sëmundjes …

Një zakon i rregullt  i të ecurit minimizon rrezikun e diabetit të tipit 2 me 60% më pak. Për më tepër, ju keni 20% më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e zorrës së trashë, të gjirit ose të mitrës.

Ecja zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe sëmundjeve të zemrës …

Ecja ndihmon në nxitjen e qarkullimit të gjakut në trup. Pra, zvogëlon shanset e sulmit në zemër dhe sëmundjeve të tjera të zemrës, pasi çon në reduktimin e raportit të kolesterolit të dëmshëm në trup.

Një tjetër arsye e thjeshtë por e rëndësishme pse ecja është e dobishme për shëndetin tuaj është se ju bën të lumtur…

 Është e vërtetë – ecja përmirëson gjendjen shpirtërore. Studimet tregojnë se një shëtitje e rregullt është po aq e efektshme sa antidepresantët në trajtimin e rasteve të depresionit. Kjo çon në rritjen e endorfinës që përmirëson gjendjen tuaj, duke reduktuar stresin dhe ankthin.

Ecja është një stërvitje e mirë për sytë tuaj

Kur ecni, keni mundësi më të mëdha për të parë gjërat që ndodhen në distancë të ndryshme nga ju, e cila është një stërvitje e mirë për sytë tuaj. Për më tepër, ndryshimi i ajrit dhe ngjyrave u sjellin përfitime syve në masë të madhe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top