Këshilla & Arsye

March 26, 2019 | 11:22

4 fjalët që ju bëjnë të sëmurë dhe që duhet t’i largoni për të jetuar të lumtur

Fjalët kanë fuqinë për të shkatërruar dhe për të krijuar. Kur fjalët janë të sinqerta dhe të mira, ato mund të ndryshojnë botën. Kështu shprehet Buda kur shpjegon fuqinë e madhe të fjalëve. Fuqia për të krijuar, për të shkatërruar, për të na bërë të sëmurë.

Ka 4 fjalë që i përdorni rregullisht, të cilat mund të minojnë baraspeshën tonë, na pengojnë të evoluojmë, të piqemi, shkaktojnë parehati. Le të shohim se cilat janë ato:

PSE

“Pse më braktisën?”, “Pse mendoj negativisht?”, “Pse jam bërë kështu?”

Kërkimi vazhdimisht tek vetja për shkaqet e një shqetësimi, kërkimi me çdo kusht i një shpjegimi, do të thotë të lëvizësh në një terren të panjohur që nuk bazohet në shkakun dhe pasojën, por shpesh në një proces të domosdoshëm evolucionar.

Shumë ‘pse’ largojnë qetësinë, krijojnë ankth, ushqejnë vështirësitë.

DJE

Fjala e dytë që duhet të hiqet është e lidhur fort me të parën:

“Unë jam kjo sepse në të kaluarën…”, “Unë vuaj sepse në të kaluarën…”, “Kam frikë, sepse në të kaluarën…”

Çdo ditë është një ditë e re dhe ne jemi të rinj, sepse asgjë që ka ndodhur nuk është vendimtare dhe e përsëritshme. E djeshmja i takon të shkuarës, ne duhet të jetojmë të tashmen, duke riformuluar mendimet tona: “Sot ndihem kaq…” “Sot kam frikë se…”

Burgosja në të kaluarën pengon rritjen dhe lumturinë tonë.

PËRMIRËSIM

Kjo është një tjetër fjalë që nuk duhet përdorur më shpesh se sa duhet. “Unë kam për të përmirësuar…” “Kjo nuk është e mirë”, “Kështu nuk mund të bëj mirë…” kërkimi i vazhdueshëm për përmirësim, për një jetë më të mirë, largon gëzimet e tashme na bën të trishtuar dhe të shqetësuar.

Ne duhet të fillojmë të vlerësojmë çfarë jemi dhe çfarë kemi, të pranojmë limitet tona, të bëjmë më të mirën, por pa u fiksuar dhe si drejtimin e vetëm.

DUHET

“Unë duhet të bëj një përpjekje…”, “Unë duhet të kem më shumë vullnet …” “Unë duhet të rezistoj…”

A është këmbëngulja apo vullneti i mirëfilltë? A do të ketë një përpjekje pa spontanitet, detyrim, efekt i dëshiruar? Ne fillojmë të veprojmë duke e zhvendosur vëmendjen tonë tek vetëbesimi, duke përsëritur më shumë: “Çdo gjë shkon ashtu siç duhet të shkojë”, detyra jonë është të jemi gati për ndryshim.

Ju nuk mund të qetësoheni për përgjigjet që do të arrijnë, kjo ndodh vetëm në kohën e duhur. Ju nuk mund të jeni të lumtur duke vazhduar të jetoni në të kaluarën që nuk do të kthehet. Ju nuk mund të përmirësoheni vërtetë nëse nuk e vlerësoni veten dhe nuk keni respekt për vetveten. Majat më të larta nuk do të arrihen me këmbëngulje. Ndonjëherë mjafton vetëm ndryshimi i drejtimit.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top