Sigurisht që ju mund ta keni dëgjuar të paktën një herë shprehjen “Nuk ka armik më të keq se vetja”. Kjo fjali është absolutisht e drejtë, ne priremi të jemi shumë mizorë me veten dhe nuk duhet të jetë kështu.
Për këtë arsye në këtë artikull ne do t’ju tregojmë se cilat janë frazat që çdo grua duhet t’i eliminojë nga mendja e saj dhe të mos ia thotë vetes. Është koha për të ndryshuar mënyrën tuaj të të menduarit!
Jam e tmerrshme!
Këtë fjali ja thoni vetes sa herë që zgjoheni me rrathë të zinj poshtë syve, akne ose nuk gjeni një mënyrë si të vishni një veshje. Imazhi që projektoni është ai që të tjerët do të shohin! Ti je e përsosur ashtu si je.
Nuk mund ta përballoj
Ju mund të keni një ditë të keqe dhe është mirë që të keni pak përulësi tek vetja, por kini kujdes! Mos bini në pikën e fajësimit të vetes sepse një ditë të keqe mund ta ketë kushdo, por kjo nuk zgjat shumë. Gjithmonë mbani në mend: nëse nuk e do ti veten, mos prit të të duan të tjerët.
Unë as nuk përpiqem!
“Unë nuk vlej për këtë”, “Jam e padobishme”, “Jam e paaftë”. Stop, ju mundeni për gjithçka dhe mbani mend: dëshira është fuqi dhe nuk ka të vërtetë më të madhe se kaq.
Nuk më pëlqejnë këmbët e mia (krahët ose duart e mia etj.)
Ju përqendroheni vetëm në pikat e dobëta dhe harroni ato të forta. Në vend të kësaj, pse nuk thoni atë që ju pëlqen tek vetja? Të gjitha femrat kanë disa pjesë të preferuara të trupit dhe dëshirojnë që të tjerët t’i shohin më shumë. Gjithmonë mbani mend pikat e forta, sepse ato janë të rëndësishme!
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.