Këshilla & Arsye

April 2, 2017 | 9:00

4 hapa për një ditë pozitive

E keni pyetur ndonjëherë veten si është e mundur që ka ditë të bukura dhe të tjera të tmerrshme? Nga përvoja mund të themi se nuk ekzistojnë ditë negative. Ekzistojnë vetëm ndodhi të tilla. Arsyeja se si reagojmë ndaj këtyre ndodhive ndryshon perceptimin e pozitivitetit apo negativitetit të ditës.

1

 

Përdorni intuitën

Analizoni përshtypjet pozitive personale që keni, në mënyrë që ta filloni ditën me një dialog të brendshëm sa më të mirë. Kini parasysh se ndërgjegjja nuk i kupton fjalët “jo” dhe “nuk”. Nëse thoni “nuk dua të jem i sëmurë”, s’do t’i jepni vetes një imazh të qartë të gjendjes që dëshironi të keni dhe e pandërgjegjshmja do të perceptojë vetëm fjalën “sëmundje”. Në vend të kësaj, formuloni një bindje të tipit: “Po filloj të shërohem. Ndihem më mirë. E reflektoj në fytyrë që ndihem mirë”. Flisni me veten dhe formuloni fjali që përmbajnë pozitivitet. Para se të mendoni, formulojeni fjalinë me këto fjalë: “po ndiej se po përmirësohet gjendja ime e…” (shëndetit, financave, etj.).

Përcaktoni një qëllim

Çdo mëngjes kini vullnetin e mirë për të pasur një ditë sa më pozitive. Zgjohuni me qëllimin për të kaluar një ditë të bukur, plot me takime interesante dhe të pasur më tepër kënaqësi profesionale. Kini parasysh se jeni ju dhe vetëm ju personi që mund të zgjidhni se si do të silleni përballë ngjarjeve që ju ndodhin çdo ditë.

Zhvilloni Mindfulness

Fjala Mindfulness nënkupton mendjen apo vetëdijen. Përpiquni ta mbani vëmendjen të përqendruar dhe të keni kujdes në gjërat që bëni. Evitoni ta shpërqendroni me mijëra shqetësime, ide dhe projekte, ndërkohë që po bëni një detyrë të caktuar. Duhet të përqendroheni vetëm në momentin aktual, në gjërat që jeni duke bërë pikërisht në atë moment.

Mendoni pozitivisht

Jeta është plot me gjëra që i bëjmë shpesh, me aktivitete që i përmbushim në mënyrë rutinë: rruga që bëjmë nga shtëpia në zyrë, blerja e ushqimeve në supermarket etj., etj. Lidhni një prej këtyre gjërave me diçka të këndshme dhe që ju pasuron shpirtërisht. Për shembull: nëse shkoni në punë më këmbë, mund ta përdorni këtë kohë duke ndalur 2-3 minuta në një vend ku ka një pamje të bukur, apo duke parë vitrinën e një dyqani ku shiten produkte që ju pëlqejnë, apo mund të shikoni diçka që ju dhuron kënaqësi dhe pozitivitet. Bëni të mundur që zakonet e ditës të shndërrohen në një rast për të zgjuar mendjen dhe për të pasur një mendim pozitiv përgjatë ditës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top