Këshilla & Arsye

December 15, 2018 | 11:34

4 këshilla si të evitoni një konflikt

Të debatoni me një mik, një familjar apo një koleg mund të shërbejë që të shpjegoheni, të ndihmoni, të shkatërroni apo edhe të lëndoni. Pjesa më e madhe e njerëzve bie dakord me faktin që konfliktet janë sfilitëse. Nëse po mundoheni që t’i evitoni debatet, ka disa gjëra që mund të bëni menjëherë që të ndërprisni apo parandaloni një grindje…

Jini të vetëdijshëm për problemet e personit tjetër | Nëse nuk e keni provokuar juve grindjen apo nëse personi tjetër ka reaguar në mënyrë joracionale ndaj shqetësimeve tuaja, thuajani. Për shembull, mund t’i thoni: “E kuptoj që kjo çështje është realisht e rëndësishme për ty”, ose “E di që, sipas teje, ideja ime nuk është aspak e mirë, por unë mendoj që është ide e mirë”. Nëse debati fillon të nxehet apo përkeqësohet shpejt, dilni nga kjo situatë. Thuaji personit tjetër që, para se të filloni të diskutoni sërish, keni nevojë për një pauzë.

Diskutoni qetësisht për shqetësimet përkatëse | Shndërrojeni bashkëbisedimin emotivisht sa më të ekuilibruar të jetë e mundur, pa bërtitur dhe pa fajësuar njëri-tjetrin. Në vend të ulërimave, shprehini argumentet tuaja në mënyrë të saktë e konkrete. Për personin tjetër do të jetë më e thjeshtë të përgjigjet për raste specifike, në vend që të thjeshtësojë bisedën me akuza të përgjithshme. Edhe pse mund të jetë e vështirë, kufizojeni konfliktin në një apo dy çështje kryesore. Grindja nuk duhet të shndërrohet në një përballje që përfshin çdo difekt që shihni në marrëdhënien apo miqësinë tuaj.

Jepini bashkëbiseduesit mundësinë të flasë | Kjo do të thotë që duhet të dëgjoni me kujdes se çfarë po ju thotë. Mos u mundoni të gjeni pikat e dobëta të arsyetimit apo argumentimit të tij. Dëgjoni atë që realisht po mundohet t’ju thotë, edhe nëse nuk është ajo që do të donit të dëgjoni. Mos e ngutni bashkëbiseduesin tuaj, ndërkohë që flet. Ta lejoni të tregojë shqetësimet që ka sipas kohës e ritmit të tij, do ta bëjë të kuptojë se e respektoni dhe po e dëgjoni.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top