Këshilla & Arsye

February 10, 2017 | 9:49

4 këshilla të thjeshta për të përmirësuar shëndetin

Të jetoni shëndetshëm nuk është aq e vështirë sa duket dhe përmirësimi i shëndetit shpesh kërkon përkushtim për të ndryshuar zakonet e përditshmërisë.

shendeti

Flini mirë e çlodhuni

Në Amerikën Latine shumë njerëz shkojnë në shtëpi gjatë pushimit të drekës. I lejojnë vetes të ashtuquajturën gjumin e pasdrekës, që nuk është gjë tjetër veçse një dremitje e shkurtër. Sipas një studimi, njerëzit që sistematikisht flenë disa minuta gjumë gjatë ditës kanë 37% më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Gjumi i pasdrekës bën të mundur uljen e tensionit të gjakut dhe zvogëlon prodhimin e kortizolit, një hormon që modulon stresin.

Stërvisni trurin

Në kundërshtim me atë çka besojmë të gjithë, truri nuk plaket paralel me trupin, nëse e stërvisni atë. Lexoni, merrni mësime muzike apo gjuhësh të huaja dhe kultivoni pasione të reja, pasi kjo gjë ndihmon trurin të mos plaket e të jetë i shëndetshëm.  Disa studime kanë vërtetuar se disa lloje videolojërash mund t’i ndihmojnë të moshuarit ta mbajnë trurin në aktivitet të vazhdueshëm.

Bëni aktivitet fizik

Të gjithë e dimë që ushtrimi fizik është një përbërës kyç për të qenë të shëndetshëm. Një studim i fundit ka nxjerrë në pah se po të ecni me ritëm të moderuar gjatë ditës, ndihmon të parandaloni tensionin e lartë, kolesterolin diabetin dhe sëmundjet koronare. Krahasuar me forma të tjera të ushtrimeve fizike, e ecura nuk kërkon ndonjë sforco të madhe dhe mund të përfitoni shumë prej saj, pasi ul nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson tretjen, përmirëson humorin dhe cilësinë e gjumit.

Konsumoni fruta e perime

Një dietë e pasur me fruta e perime mund të ndihmojë të parandaloni shumë sëmundje, mes të cilave tumorin e fshikëzës, të prostatës, kancerin e gjirit, si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top