Këshilla & Arsye

April 10, 2019 | 10:20

4 këshillat që ju ndihmojnë të menaxhoni stresin kur keni shumë detyra për të kryer

Shkenca ka treguar se ne kemi aftësinë t’i kushtojmë vëmendje rreth shtatë gjërave në të njëjtën kohë. Kur ballafaqohemi me një karrierë, shkollë, jetë shoqërore, marrëdhënie personale, rutinë fitnesi, miq, familjes, mund ta gjejmë veten të lodhur shumë shpejt.

Me kaq shumë detyra të përditshme, mund të shihni se disa nga përgjegjësitë dhe angazhimet tuaja nuk përmbushen siç do të dëshironit dhe kjo gjë ju shkakton lodhje, ankth e stres.

Sipas Carrie Dorr, autore e platformave të ndryshme sociale, ka disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë kur ndihemi se kemi shumë ngarkesë. Dorr ndan katër këshilla që do t’ju ndihmojnë të mprehni fokusin tuaj në mënyrë që të krijoni hapësirë për gjërat e reja që do të vijnë.

E gjitha fillon me pastrimin e listës suaj të detyrave. Për të filluar, merrni listën e detyrave.

  • Filloni me detyrën e parë: nëse mund ta përfundoni atë në dhjetë minuta, thjesht bëjeni.
  • Lëvizni më poshtë listën në detyrën e dytë dhe delegojeni nëse keni dikë që mund t’ju ndihmojë.
  • Nëse gjëja tjetër në listën tuaj nuk është prioritet, hiqeni atë nga interesat e momentit dhe lëreni për më vonë.
  • Shikoni në listë diçka që ka qenë aty për një kohë të gjatë dhe ju nuk jeni duke u bërë. Mos e mendoni dy herë, vetëm hiqeni atë, thotë Dorr.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top