Aktualitet

October 18, 2022 | 9:15

4 milionë fëmijë të tjerë në varfëri në Europën Lindore dhe Rusi për shkak të luftës dhe inflacionit

Lufta në Ukrainë dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit, paralajmëron një studim i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i publikuar të hënën.

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë zhytur katër milionë fëmijë të tjerë në varfëri – një rritje prej 19% që nga viti 2021 – thotë studimi, duke theksuar se fëmijët mbajnë peshën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti.

Raporti, i cili mbulon 22 vende, thotë se Rusia – me 2.8 milionë fëmijë më shumë në varfëri – përbën pothuajse tre të katërtat e rritjes totale të matur nga UNICEF, për shkak të popullsisë së madhe të vendit dhe dëmit të vlerësuar në ekonominë e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top