Nga një studim i 14,000 fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, 40% e tyre nuk kanë një lidhje të fortë emocionale – atë që psikologët e quajnë lidhje e sigurt – me prindërit e tyre, të cilat janë vendimtare për zhvillimin emocional dhe jo emocional të fëmijëve . Hulumtuesit kanë zbuluar se këta fëmijë mund të kenë më shumë gjasa të përballen me probleme arsimore dhe të sjelljes në të ardhmen.
Hulumtuesit nga një studim tjetër i botuar nga ‘Sutton Trust’, një institut me bazë në Londër, kanë zbuluar më tej se fëmijët më të vegjël se tre vjeç që nuk arrijnë të krijojnë lidhje të forta me nënat ose baballarët e tyre, kanë një probabilitet të lartë për t’u bërë agresiv, provokues dhe hiperaktiv.
Për të qenë në gjendje të flasim për lidhjen e sigurt, është e nevojshme prania e një nëne mjaft të mirë, që do të thotë se ajo duhet të dijë se si ta mbështesë fëmijën e saj, që nga momentet e para të lindjes së tij.
“Kur prindërit janë në harmoni me fëmijët e tyre dhe dinë t’i përgjigjen nevojave të tyre, fëmijët mësojnë të menaxhojnë ndjenjat dhe sjelljet e tyre”, tha Sophie Moullin, një studente e doktoraturës që studion në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Princeton.
“Një lidhje e sigurt me nënën dhe babanë nuk mund t’u sigurojë këtyre të vegjëlve një bazë të sigurt për të eksploruar botën”.
Hulumtuesit gjithashtu analizuan mbi 100 studime akademike dhe nga analiza e tyre mund të shihet se rreth 60% e fëmijëve mund të zhvillojnë lidhje të forta me prindërit e tyre, duke ndjekur veprime të thjeshta nga ky i fundit. Këto veprime duket se kanë një ndikim në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve të tyre, të cilat gjithashtu forcojnë aftësitë e tyre njohëse. Këta fëmijë gjithashtu kanë një shans më të madh për të qenë në gjendje të menaxhojnë situatat problematike familjare ose stresin prindëror në të ardhmen.
Siç thonë hulumtuesit, rreth 40% e atyre që nuk kanë zhvilluar një lidhje të sigurt kanë më shumë gjasa të jenë në gjendje të zhvillojnë gjuhë dhe sjellje jo të përshtatshme dhe të jenë në gjendje të lënë shkollën, punën dhe trajnimin. Fëmijët e vegjël të cilët nuk kanë zhvilluar ende një lidhje të sigurt në moshën 4 vjeçare mund të kenë një tendencë të fortë për të lënë shkollën. Por jo vetëm.
Nga 40% e të vegjëlve që nuk kanë zhvilluar një lidhje të sigurt, 25% priren t’i shmangin prindërit kur janë të mërzitur (për shkak se prindërit i injorojnë nevojat e tyre) dhe 15% i kundërshtojnë ata, sepse krijojnë vuajtje për to.
“Këto studime identifikojnë qartë rolin kyç të lidhjes së sigurt. Rritja e mbështetjes nga profesionistët e shëndetësisë, qendrat e kujdesit për fëmijët dhe autoritetet lokale, për të ndihmuar prindërit të përmirësojnë lidhjen me fëmijët e tyre, mund të ndihmojnë në reduktimin e mungesës arsimore të ardhshme të fëmijës”, tha Conor Ryan , drejtor i një sondazhi të kryer në emër të ‘Sutton Trust’.
Susan Campbell, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Pitsburgut, e cila studion zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve, tha se lidhja e pasigurt zhvillohet nga mungesa e harmonisë midis prindërve dhe fëmijëve të tyre.
“Kur një fëmijë i vogël percepton që me dashuri prindi i tij është i gatshëm ta ndalojë së qari, ai gjithashtu mëson se nevojat e tij mund të përmbushen dhe kjo vetëm mund të kontribuojë në zhvillimin e një lidhjeje të sigurt me prindërit e tij”, tha Campbell .
“Sidoqoftë, kur prindërit nuk i plotësojnë këto nevoja për shkak të vështirësive të tyre, fëmijët mund të jenë më të prirur për të mësuar se bota nuk është një vend i sigurt dhe kjo mund t’i bëjë ata të bëhen të frustruar”.
“Ndërhyrjet e synuara mund të jenë shumë të efektshme në ndihmën e prindërve për të zhvilluar sjellje të afta për të promovuar një lidhje të sigurt. Familjet duhet të mbështeten menjëherë”, tha Waldvogel, një profesor i shërbimeve sociale në Universitetin e Kolumbias.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.